Mediat e Veliajt bëjnë për budalla Edi Ramën
Menjëherë sapo ka mbaruar mbledhja e djeshme e Kryesis...

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kjo parti nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.
Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se Rama u vë përballë bandat zgjedhjeve të ndershme.
Bylykbashi tha se për të shmangur skenarët e ’97-ës duhet të lirohet kreu i demokratëve, Sali Berisha.
Deklarata e plotë:
Jam sot këtu për t’i dhënë përgjigje në emër të Partisë Demokratike kërcënimit të paraqitur si parashikim të Edi Ramës, se Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e 2025 më pak mandate se në votimet skandaloze të 1997.
Ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.
OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si “të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda” dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë.
Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD-së, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025.
Zgjedhjeve të ndershme, Edi Rama u vë përballë bandat dhe paratë e tyre kriminale.
Zgjedhjeve me rregulla të barabarta u vë përballë përdorimin masiv e brutal të shtetit, parasë shtetërore për të blerë vota, inspektorateve, policisë, shërbimit informativ dhe administratës së politizuar e të kthyer në rrjet patronazhimi.
Lirisë së zgjedhjes i vë përballë blerjen masive të votës me para të krimit, korrupsionit dhe të buxhetit të shtetit, me favore shtetërore dhe kontroll me patronazhistë.
Kjo deklaratë e Edi Ramës vërteton edhe një herë se një qeveri teknike, që nuk drejtohet nga Edi Rama, dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme është domosdoshmëri për shqiptarët.
Kjo deklaratë e Ramës, pasi ka burgosur liderin e Partisë Demokratike, është treguesi se ai ka në mend vetëm forcën dhe bandat për të shkatërruar zgjedhjet dhe mposhtur opozitën.
Partia Demokratike e merr shumë seriozisht këtë premtim të Edi Ramës për të rikthyer standardin e 1997 në zgjedhje.
Partia Demokratike do t’i përgjigjet fort, në mënyrë të plotë dhe proporcionale dhe me çdo mjet legjitim, skenarit të Edi Ramës.
Edi Rama, çdo vegël e tij, çdo patronazhist, çdo institucion i shtetit, përfshirë gjoja të pavarurit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë nëse angazhohen apo i hapin rrugë këtij skenari.
Edhe njëherë, që të shmangen skenarët e ’97-ës, Partia Demokratike kërkon lirimin e Sali Berishës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme!/ CNA
Menjëherë sapo ka mbaruar mbledhja e djeshme e Kryesis...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, B...
Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar ditën e djes...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë Lulzim Bashën...
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë janë dhënë detyrat ...
Gazetarja Klodiana Lala foli në një dalje televizive p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi është...
Paraditen e së martës u mblodh grupi socialist, një ta...
Mbledhjet e socialistëve nuk kanë të ndalur. Teksa ka ...
Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një mbled...
8 komisione parlamentare do të mblidhen këtë të martë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur p...
Ka degjeneruar në sharje dhe fyerja deabti mes Gazment Bar...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi është...
Motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025 j...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të ...
Pasditen e sotme u mblodh në selinë rozë Kryesia e Re e PS...
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Dep...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...