Balla, në Rrogozhinë: Investime për vaditjen dhe skemë e re mbështetjeje për fermerët
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi pak minuta para protestës se opozita do të vazhdojë përpjekjet e saj në çdo drejtim, duke përfshirë parlamentin, terrenin dhe komunikimin me qytetarët.
Ai theksoi se gjatë javës opozita ka ngritur në parlament çështje që shqetësojnë qytetarët, si çmimi i naftës, ndërsa ka zhvilluar edhe takime me grupe interesi.
Sipas tij, edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka qenë në terren, konkretisht në Berat, ku është takuar me fermerët për problemet e tyre.
Bozdo u shpreh se qëllimi kryesor mbetet largimi i qeverisë dhe se aksioni opozitar nuk do të ndalet derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Duke komentuar efektin e protestave, ai pranoi se ato të vetme mund të mos mjaftojnë, por i konsideroi si pjesë të një strategjie më të gjerë që përfshin përgatitjen për zgjedhjet lokale dhe angazhimin e vazhdueshëm me qytetarët.
Sipas Bozdos, opozita ka fituar më shumë mbështetje në opinionin publik krahasuar me një vit më parë, ndërsa shtoi se edhe ndërkombëtarët, sipas tij, i referohen opozitës për situatën në vend.
Ai ngriti shqetësime për korrupsionin dhe ecurinë e integrimit europian, duke pretenduar se procesi ka ngecur dhe mund të përballet me kushte më të ashpra në të ardhmen.
“Ne vazhdojmë përpjekjet tona opozitare në të gjitha frontet. Na keni parë dje, besoj, në parlament, në një seancë gjithashtu të gjatë. Kemi ngritur gjatë kësaj jave çështjet që shqetësojnë shqiptarët, si dhe takimet me palët e interesit për çështjen e çmimit të naftës. Zoti Berisha para dy ditësh ishte në Berat, në takim me fermerët për hallet dhe problemet e tyre. Komunikimi i Partisë Demokratike vazhdon në çdo front.
E rëndësishme është që të ngremë shqiptarët dhe kjo qeveri duhet të ikë sa më parë. Aksioni i opozitës, që shtrihet në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha instrumentet, nuk ndalet derisa Edi Rama të japë dorëheqjen. Kjo është ajo që mund të themi. Ky është një hap më tej drejt objektivit tonë.
Shikoni, për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, që është pak a shumë një pyetje që e ka përgjigjen, shumë janë skeptikë nëse vlejnë apo jo protestat. Por mos i shikoni protestat të veçuara nga i gjithë aksioni tjetër opozitar i Partisë Demokratike. Ne kemi dalë në terren, flasim me njerëzit, përgatitemi për zgjedhjet lokale, bëjmë takime me qytetarët për të shpjeguar situatën, ruajmë komunikimin publik dhe bëjmë përballjen tonë në parlament.
Protesta është një ndër instrumentet që ne po përdorim në këtë kohë. A do të mjaftojnë protestat? Ndoshta protestat në vetvete nuk mjaftojnë. Por kjo përpjekje, sigurisht, do të dalë me sukses. Unë besoj që, nëse krahasoni çfarë ka qenë Shqipëria një vit më parë dhe rolin që luan opozita sot, opozita sot ka kthyer opinionin publik drejt saj për zgjidhje.
Opinioni publik sot shikon opozitën dhe ka të drejtë të kërkojë më shumë dhe më mirë prej saj. E para. Opinioni ndërkombëtar i referohet tërësisht opozitës. Ne kemi dokumente ndërkombëtare që provojnë katërcipërisht që Shqipëria është e kriminalizuar, qeveria është e kriminalizuar, korrupsioni bën kërdinë gjithandej dhe që shqiptarët nuk mund të vazhdojnë në këtë regjim.
Shikoni që, pavarësisht retorikës së kryeministrit, edhe rruga e integrimit, për fat të keq, ka ngecur. Ka ngecur dhe kam përshtypjen se kushtet do të jenë gjithnjë e më të rënda, një ripërsëritje e vitit 2015–2016. Pra, ne po bëjmë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë. Ky është ritmi ynë dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur”, tha Bozdo./ CNA
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi pak minuta para protestës ...
Ervin Salianji, njeriu i dënuar për mashtrim, njeriu që nj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se p...
Komisioni Europian ka reaguar sot lidhur me situatën e Shq...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimi...
Avokati Kujtim Cakrani tha sot se vendit i duhet një hetim...
Pas vizitës në Romë, ku zhvilloi kryeministri Edi Rama zhv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi so...
Politikani Dashamir Shehi tha sot se edhe Shqipëria ka mun...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik mbrëmjen e sotme, t...
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu tha...
Analisti Lutfi Dervishi e cilësoi sot mazhorancën socialis...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe deb...
Pak minuta më parë, në Kuvendin e Shqipërisë u miratuan ka...
Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë mbrëmje me 73 vota pro për...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...