Furtuna e arrestimeve në burgun e Fierit/ Baçi: Pse po shpëtojnë drejtuesit pa gjemba në këmbë
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...

Pedagogu i Shkencave Politike, Blendi Kajsiu, ka kërkuar të refuzohet rrotacioni brenda partive tradicionale, për të cilat pretendon se ofrojnë të njëjtin model qeverisës.
Në një koment të tij për "Lapsi.al", Kajsiu thotë se qytetarët duhet të votojnë për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin.
Ai deklaron se PS, PD dhe LSI kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë.
“Refuzimi i partive tradicionale është e vetmja alternativë reale në skenën tonë politike. Rrotacioni brenda tyre është pseudo-alternativë sepse ofron të njëjtin model qeverisës, të njëjtin nivel korrupsioni dhe kapje shteti thjesht duke ndryshuar emrat. Madje shpesh as emrat nuk ndryshojnë sepse shkojmë nga qeveria Berisha-Meta te qeveria Meta-Rama për t'u kthyer përsëri te Meta-Berisha.
Natyrshëm në këtë pikë lexuesi do pyes: Po për kë duhet votuar? Përgjigjja në fakt është shumë e thjeshtë: Për këdo përveç partive tradicionale që kanë 30 vite që qeverisin, abuzojnë me pushtetin dhe që e kanë varrosur shpresën dhe ëndrrat e qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë. Partitë tradicionale janë PS, PD dhe satelitët e tyre, si LSI-ja e Metajt, PR-ja e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës apo Partia Social Demokrate e Tom Doshit, që janë ndërtuar thjesht për pasurimin e pronarëve të tyre.
Ndërkohë, në çdo palë zgjedhje shfaqen parti alternative që mediat dhe politikanët kryesore bëjnë çmos t'i injorojnë dhe delegjitimojnë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 u shafqën të paktën tre të tilla, Lëvizja Vetvendosja, Nisma Thurja dhe Lëvizja e Re (LRE), pa përmendur një numër kandidatësh të pavarur. Natyrisht secilës prej këtyre partive mund t'i gjesh bishta, pasi bishtologjia është disiplinë e konsoliduar te ne. Dikush mund të jetë skeptik për Boiken Abazin e Vetvendosjes, Endrit Shabanin e Nismës Thurja apo Arian Galdinin e LRE-së, apo për kandidatët e pavarur Filan Fisteku dhe Fistek Filani”, shprehet ai.
Pedagogu thekson se është e palogjikshme që votuesit të qëndrojnë besnikë ndaj këtyre partive tradicionale.
“Nuk ka asnjë logjikë që votuesit t'u mbeten besnikë partive tradicionale dhe politikanëve Rama, Berisha dhe Meta që në mënyrë sistematike dhe të përsëritur tradhtojnë shpresat e tyre. E vetmja zgjidhje është votimi për çdo filan fistek apo lëvizje filan fistekësh që nuk ka lidhje me klasën politike tradicionale, nga e cila tashmë nuk mund të presësh asgjë. Sot më shumë se kurrë është koha që votuesi t’ia kthejë tradhtinë politikanëve tradicionalë duke i tradhtuar ata, duke zgjedhur mes filan fistekërve që popullojnë fletën e votimit. Kjo është alternativa e vërtetë, çdo gjë tjetër është riciklim i ujërave të zeza”, thekson Kajsiu./ B.A. – CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cil...
Presidenti rus Vladimir Putin i dha të hënën nënshtetësinë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, theksoi se ...
Deputeti Edmond Spaho, i cili është edhe anëtari i gru...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar mbledh...
Nga selia e Partisë Demokratike, këtë të hënë Sali Ber...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka dhënë d...
Takimi i kreut të PL, Ilir Meta me Yuri Kim ka qenë me...
Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme Këshillin ...
Mbledhja e organeve drejtuese të PD ka në fokus mid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur një akt të tur...
Sot Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje të kr...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar në Eurone...
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh k...
Vladimir Ilich Lenin konsiderohet edhe sot e kësaj dite ba...
Pasi e tha, duhet bërë! Kështu mund të përmblidhet ni...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...