Ministri Lamallari në OKB: Shqipëria, angazhim me politika gjithëpërfshirëse ndaj migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ishte i ...
Në Ditën e Europës, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj prezencës diplomatike të Bashkimit Europian në Shqipëri. Berisha ka vënë në shënjestër drejtpërdrejt kreun e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, duke e cilësuar atë si një "zëdhënës" të qeverisë dhe duke pretenduar se Brukseli po furnizohet me informacione të rreme mbi opozitën.
I pyetur nga qytetarët në rrjetet sociale mbi marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Berisha ishte i ashpër në përshkrimin e punës së ambasadorit aktual.
Berisha u ndal edhe te raporti i fundit i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një mbështetje të madhe për opozitën. Ai theksoi se raporti vërteton ekzistencën e "partisë-shtet" dhe se Edi Ramës i është bërë e qartë se procesi i integrimit mund të zhbëhet nëse nuk adresohen problemet madhore të korrupsionit.
Kreu i demokratëve deklaroi se lëvizja opozitare nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit dhe përballjen e zyrtarëve të lartë me drejtësinë. Berisha i bëri apel edhe strukturave të Partisë Demokratike për një organizim më të mirë në terren, duke e konsideruar përballjen me regjimin e Edi Ramës si misionin më të rëndësishëm për dinjitetin e vendit.
“Tani, mendoj se partnerët tanë kanë realizuar se ç'përfaqëson Edi Rama dhe qeveria e tij. Natyrisht, duhet të jemi të sinqertë. Edi Rama e ka bazuar kryekëput procesin e integrimit në lobim korruptiv. Lobim të fuqishëm korruptiv.
Nuk është e largët dita kur raportet që shkonin në Komisionin Europian nga përfaqësia e tij me të famshmen Romana, hajduten Romana Vlahutin, shkruheshin në zyrat e Edi Ramës dhe firmoseshin nga ajo. Shqiptarët dëgjuan se si u arrestua Frederica Mogherini, e cila ndër të tjera, ishte dhe mikesha më e dashur e Edi Ramës.
Por në qoftë se u arrestua në Bryzh për 3 milionë euro, unë ftoj prokurorin publik europian, ftoj OLAF-in, të vijnë të hetojnë marrëveshjen korruptive të saj me Edi Ramën që shkon në 20 milionë euro.
Po imagjinoni ju, forcën dhe peshën e saj në lobim. Imagjinoni ju, dhjetëra e dhjetëra milionë euro që shpenzon për të korruptuar. Kurse, për sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur, ky sillet si me qenë ambasador i Edi Ramës.
Mbase, ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.
Dhe se kur diskutohet nga Coelho se nuk i hiqet, pse nuk i hiqet imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij Gonzato, thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit.
Në një kohë kur, në vitin 2009, 2010, 2011, sa herë ka kërkuar Prokurori i Përgjithshëm janë hequr imunitetet pa asnjë koment, zv/kryeministër, ministra me radhë. Por ne jemi ata që i themi gjërat haptas, dhe është përpjekur në shumë mënyra të paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit.
Po ka dështuar.
Eksponentë të rëndësishëm të Bashkimit Europian ia kanë bërë të qartë në prani të të tjerëve se opozita, se Partia Demokratike është thellësisht e orientuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe është partneri ynë, i është thënë shkëlqesisë së tij.
Ndaj dhe ai ka bërë zgjedhjen e vet. Është unifikuar komplet me Edi Ramën. Dhe sa herë unë thoja ndonjë të vërtetë, bashkë me ndonjë lobist tjetër të tij në Komisionin Europian, lëshojnë deklarata.
Por unë absolutisht shqiptarëve dhe Bashkimit dhe partnerëve europianë do t'u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha Berisha./ CNA
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ishte i ...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin e nisjes zyrtar...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Partia Demorkatike denoncoi sot rastin e helmimit të 56 st...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ndau sot n...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi sot në Kuvend ka folur për...
Një moment që ka tërhequr vëmendjen sot gjatë seancës parl...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ndau sot një qëndri...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet për kreu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgjigjur përmes një...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në seancën pye...
Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua sot ashpër përfaqësu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot q...
Deputeti demokrat, Enno Bozdo, tha sot se është shqetësues...
Në seancën e sotme plenare është zhvilluar interpleanca me...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...