Mesazhet/ Politika në Pogradec feston ndarazi Ditën e Pavarësisë
Të ndarë kanë festuar 28 nëntorin forcat politike në Pogra...

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në Ditën e Pavarësisë. Ai tha se nëse Ismail Qemali dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria. Sipas tij, Shqipëria drejtohet nga antishqiptar, që po shpopullon vendin.
“Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.
Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.
Shqipëria është vite e vite drite larg. Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve. Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij”, tha Berisha.
Shpresa e fundit e vendit për Berishën ngelet forca e tij politike, Partia Demokratike.
“Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.
Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës.Shtetin ligjor e zëvendësoi me narkoshtetin.Rikthej arrestimet, burgjet politike dhe përvetësimin e papërmbajtur masiv të pasurive publike, zhyti shqiptarët në mjerin progresiv. I vetmi popull në rajon dhe Europë, në të cili varfëria u rrit nga viti në vit.
Në këtë kontekst në këtë kuadër, PD si forcë politike që përmbysi komunizmin, ishte para alternativës, të jesh apo të mos jesh. Të jesh do të thotë të merrte përsipër misionin e përmbysjes së re. Një diktaturë në të cilën i tërë pushteti ndodhet në duart e padrinos, në të cilin krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët, siç shifet çdo ditë.
Alternativa tjetër do të ishte zhdukja e saj. Por misioni i saj ishte i vështirë. Shumë i vështirë, megjithatë, demokratët u ngritën. U ngritën, e them këtu në kushtet më të jashtëzakonshme.Sepse këtij kuadri real, për ti dhënë një ‘kolpo di gracia’, për ti dhënë goditjen e mëshirës, demokracisë në Shqipëri, mafia shqiptaro-amerikane, pasi i kishte dhënë drejtësinë Edi Ramës, vendosi ti japë dhe opozitën.
Vendosi ti japë opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktarurën, partinë që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar, mbi traditën, dinjitetin, atdhetarinë”, u shpreh Berisha.
Ai tha se duhet shpëtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ajo që shpesh e cilëson narkodiktatura e Edi Ramës.
“Diktaturat ka vetëm dy rrugë për largimin e tyre, ose me armë, ose me mosbindje civile dhe votë.Ne jemi Parti Demokratike, ne jemi parti jo e dhunës, ne jemi parti e vlerave, mosbindjes civile, votës së lirë. Rruga që kemi nisur është rruga drejt fitores. Hapa shumë të mëdha janë bërë, ishim forca politike, padrejtësisht më e izoluar në Europë, megjithëse mbronim vlerat më të çmuara evropiane në vendin tonë, por ne nuk u tërhoqëm.
Ne vazhduam të bindur se po mbrojmë jo vetëm vlera për shqiptarët, specifike, por dhe për të tjerët. Dhe sot mblidhemi në një kohë kur kemi marrë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare në tërë ekzistencën tonë.
Sot regjimi i Tiranës është ndëshkuar ndërkombëtar nga partitë e qendrës së djathtë, sa asnjë regjim tjetër, pas atij të Koresë së Veriut dhe ndonjë diktature tjetër.Por sot të gjitha këto janë frymëzim dhe kushtrim për ne. Të vazhdojmë sepse e vërteta është, jemi shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do të na falë, nëqoftëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë.
Kam shumë besim, jam besimplotë që ne do të realizojmë qëllimet tona. Kjo ditë po të rikthehesh 112 vjet më parë, me vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë.
Në rast se i rikujtojmë trashëgimninë tonë, luftërat e Skënderbeut ndër më të pabarabartat asgjë nuk mund të na pengojë ne, për të arkivuar Edi Ramën në analet e turpit të historisë dhe të regjimit të tij dhe për të rikthyer shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin, fitoren e opozitës. Edhe njëherë gëzuar Ditën e Flamurit.Është radha jonë, është radha jonë.Fitore, fitore!”, deklaroi Berisha./ CNA
Të ndarë kanë festuar 28 nëntorin forcat politike në Pogra...
Dje, mediat, njerëzit e interesuar të politikës panë një s...
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA", Elm...
Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, komen...
Argita Malltezi tha se do të mbajnë përgjegjësi ligjor...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, shprehet se vendi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot ...
Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se gjyqt...
Argita Malltezi tha se e priste vendimin për lirim e i...
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, bëri ...
GJKKO ka vendosur të lirojë nga arresti në shtëpisë kr...
SPAK-u zbuloi këtë të mërkurë detaje nga hetimet për d...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thir...
Këtë të mërkurë është liruar nga detyra zëvendësminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
Pas rikthimit në selinë blu, kryetari i Partisë Demokr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu ku ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga banesa pas arresti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...