Iku dhe Fatmir Xhafaj
Dje, mediat, njerëzit e interesuar të politikës panë një s...

Të ndarë kanë festuar 28 nëntorin forcat politike në Pogradec, ku prej orës 10:00 nisi ceremonia e ngritjes së flamurit nga Bashkia e Pogradecit përpara institucionit ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë dhe funksionarë të Partisë Socialiste. Entela Gusho nënkryetarja e bashkisë uroi festat për të gjithë qytetarët shqiptarë.
"Në këtë ditë kaq të bukur, të veçantë për gjithë kombin shqiptar, Dita e Pavarësisë, urimi im është për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ta duam Shqipërinë, ta duam flamurin dhe mos e braktisim Shqipërinë. Të jemi këtu, të ndërtojmë të ardhmen tonë, të jemi së bashku të ndërtojmë jetën e fëmijëve tanë. Mendoj se Pogradeci meriton të festojë këtë ditë me shumë madhështi sepse është ndryshe nga qytetet e tjera. Këtu flamuri është ngritur që në 28 Korrik 1912, e më pas me dy delegatët Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Baruti, vazhdoi rruga e Pavarësisë", tha ajo.
Antikomunistët dhe të përndjekurit politikë së bashku me Partinë Demokratike zhvilluan për të pestin vit radhazi homazhe pranë varrezave të martirëve në qytetin e Pogradecit.
Ndërkaq kryetari i përgjithshëm i shoqatës antikomuniste të përndjekurve politik, Et’hem Fezollari tha se kryerja e homazheve në këtë ditë është zgjedhur të bëhet për shkak se edhe martirët kanë kontribouar në lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.
"Pogradeci është më i organizuar në të gjithë Republikën për sa i përket gjetjes së eshtrave të të vrarëve nga diktatura. Ne çdo vit kemi nderuar martirët tanë duke bërë dhe obeliskun i cili tregon gjithë emrat e të vrarëve. Sot pjesëtarët e familjeve të tyre, mblidhen për të afirmuar, se ne iu kemi falur bëmat e komunizmit por nuk i kemi harruar. Prandaj do vazhdojmë ti nderojmë këta njerëz që kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për demokraci. Pogradeci ka 221 të vrarë nga diktatura e një pjesë e mirë e tyre prehen në këto varreza. Kemi ftuar qeverinë lokale, kryetarin e bashkisë, partitë politike por fatkeqësisht ata s'marrin pjesë. Mendojnë akoma se ne jemi armiqtë e popullit, ne dimë që jemi vrarë kundër fashizmit, e më vonë kundër komunizmit. Zgjodhëm 28 Nëntorin për homazhe sepse këta njerëz janë vrarë për lirinë e Shqipërisë dhe Dita e Flamurit është më e shenjta për ne”, theksoi ai.
I pranishëm ishte dhe kreu i PD-së së degës së Pogradecit Genti Çela i cili shprehu urimin e tij, por i pyetur se pse kjo ditë po festohet e ndarë ndërmjet faktorëve politikë në Pogradec ai zgjodhi të mos komentonte.
"Në emër të PD ju uroj gëzuar 28 nëntorin edhe si një homazh ndaj të rënëve gjatë sistemit komunist dhe që në modelin e tyre të qëndresës, të vazhdojmë edhe sot pak a shumë në të njëjtat kushte ku na duhet të luftojmë për lirinë mbi të gjitha dhe të vazhdojmë rezistencën tonë përballë bijve të komunistëve të asaj kohe. Me modelin e të rënëve për atdhe, të burgosurve, të vdekurve nëpër burgje e internime, që të vetmin faj kishin dashurinë mbi atdheun, më lejoni t'ju uroj të gjithëve sot në këtë ditë të madhe të Shqipërisë : Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë të gjithë, e paçim Shqipërinë së bashku. Sot duhet të jetë një ditë bashkimi kështuqë më lejoni tju uroj të majtë, të djathtë, e pa parti, gëzuar Pavarësinë”, nënvizoi Çela.
Prej 5 vitesh radhazi në Pogradec 28-nëntori festohet në vende të ndryshme nga aktorët politikë, ku ndryshe nga qyteti i Korçës ku gjatë aktivitetit për ngritjen e flamurit marrin pjesë përfaqësues nga parti të ndryshme./ CNA
Dje, mediat, njerëzit e interesuar të politikës panë një s...
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA", Elm...
Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, komen...
Argita Malltezi tha se do të mbajnë përgjegjësi ligjor...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, shprehet se vendi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot ...
Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se gjyqt...
Argita Malltezi tha se e priste vendimin për lirim e i...
Deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, bëri ...
GJKKO ka vendosur të lirojë nga arresti në shtëpisë kr...
SPAK-u zbuloi këtë të mërkurë detaje nga hetimet për d...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thir...
Këtë të mërkurë është liruar nga detyra zëvendësminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
Pas rikthimit në selinë blu, kryetari i Partisë Demokr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu ku ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga banesa pas arresti...
Jamarbër Malltezi ka reaguar pas lirimit të kreut të PD-së...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...