web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"BE ka ngritur grupe për transparencën"/ Zhupa: Ndërkombëtarët duhet të reagojnë për kufizimin e gazetarëve

18 Shtator 2025, 08:59, Politikë CNA

"BE ka ngritur grupe për transparencën"/ Zhupa:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në emisionin “Kafe shqeto” me gazetarin Flavio Qarri, analizoi denoncimin e djeshëm të Asociacionit të Gazetarëve se mazhoranca po përgatit kufizimin e gazetarëve për të ndjekur seancat plenare në Kuvend dhe qëndrimin e tyre në oborrin e Parlamentit.

Zhupa tha se edhe ndërkombëtarët duhet të reagojnë. Deputetja demokrate përsëriti edhe një herë se opozita do të jetë përkrah gazetarëve sepse kufizimi i tyre ngushton hapësirën e informimit për qytetarët.

"Edhe faktori ndërkombëtar duhet të reagojë sepse është një nga standardet që kërkohet për integrimin. Janë ngritur grupe informale të financuara nga BE-ja për të nxitur dialogun mes qeverisë dhe medias dhe për të rritur transparencën e organit legjislativ.

Ne të opozitës kemi detyrën të denoncojmë këtë qeveri, do t'i shfrytëzojmë takimet në grup dhe rrjetet sociale. U janë ngushtuar hapësirat edhe mediave edhe qytetarëve, do të shfrytëzojmë çdo hapësirë, do të denoncojmë çdo sulm ndaj gazetarëve, do të qëndrojmë me çdo kusht e në çdo formë", tha Zhupa./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga