Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë politike çelin sot fushatën
Partitë politike çelin sot fushatën për zgjedhjet e 11 maj...

Gazetari i Rilindjes, Baton Haxhiu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, si gjithnjë, e ka personalizuar fushatën. Slogani i tyre është vetëm me Ramën dhe PS 2030 në BE.
I ftuar në emisionin "Opinion", Baton Haxhiu tha se përveç Ramës nuk njeh ndonjë figurë në PS që mund të joshë votuesit.
“Çfarë është slogani i Ramës? E para, slogani është vetëm me Edin dhe PS 2030 në BE është një vizion. Është një gjë konkrete dhe është një përbetim. Tek e fundit, brenda diskursit të liderëve europianë, përmenden dy data, 2027 dhe 2030. Neritani ka të drejtë se ky është një proces, një procedurë, por ajo që dikur ka qenë një proces, një dokumentacion që merrte kohë më shumë sesa një zhvillim ekonomik i brendshëm, Rama dhe kabineti i tij e kanë zgjidhur me pjesën shqiptare, me Mira Muratin që dokumentacionin mund ta përgatisë më shpejt se kushdo tjetër në këtë proces.
E dyta pse PS ka një përparësi në këtë proces; për arsye se nuk është e ngarkuar me fragmentarizëm si opozita. Opozita është fragmentare, pa vizion dhe po lufton më shumë se kush do të jetë kryeopozitari pas zgjedhjeve sesa t’i fitojë zgjedhjet. Për faktin se është fragmentuese, unë nuk besoj që është konkurruese në këto zgjedhje.
'Shqipëria madhështore' është e hiperbolizuar si togfjalësh sepse nëse vendos kritikat e ashpra, çfarë ishte ajo në Bruksel, vendos kritere gati fyese për vendin dhe pastaj ta ndërtosh sloganin 'Shqipëria madhështore', ka një distancë shumë të madhe mes asaj që ti do të arrish dhe asaj që thua karshi pushtetit. Rama e ka personalizuar fushatën si gjithherë, e ka efektin e vet te votuesit e vet, ka diskursin e vet.
Ramës i duhet elektorati gri për të kaluar te një pikë që ai kërkon, 77, por elektorati i Partisë Socialiste është shumë stabël. Hiqe Tiranën e cila ka elektorat gri që e kundërshton bukur shumë PS dhe Ramën edhe për shkak të efektit 'Veliaj', unë mendoj që elektorati në Shqipëri, sidomos i PS-së dhe ai gri anon nga e majta, nga PS ose më mirë të them është i lidhur me Edi Ramën.
Vetëm me Edin që e ka të sigurt 51-52% të pëlqyeshmërisë, tregon se ka punuar dikush për të afruar pëlqyeshmërinë e elektoratit, popullatës shqiptare me Edin, me emrin e tij ose me sloganin. Do të befasohesha nëse do të ishte ndryshe se nuk njoh figurë të PS-së që mund ta joshë një votues”, deklaroi Baton Haxhiu./ CNA
Partitë politike çelin sot fushatën për zgjedhjet e 11 maj...
Profesori Sadik Bejko i ka përcjellë një mesazh kryebashki...
Duke filluar nga nesër partitë politike nisin çeljen e fus...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur për zgjedhjet...
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryebashkiakut Erion...
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Opini...
Kandidatja e PD-së për Tiranën, Ilda Zhulali në një re...
Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se propaganda e pa...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Durrës është tallur...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një intervistë ndr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi në nj...
Nesër është data zyrtare për çeljen e fushatave të partive...
Partia e Lirisë vijon të braktiset. Sekretari për Sigurinë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një postim në rrjetet s...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Në zonën e Astirit dhe Yzberishtit janë përqendruar të gji...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, ka iro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...