Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Bajram Begaj është emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e Presidentit të Republikës.
Deri tani, janë 37 deputetë të PS-së që kanë firmosur për kandidaturën e Begajt, ndërsa pritet që emri i tij të kalojë fillimisht në Komisionin e Ligjeve në orën 16:00 dhe më pas në seancë plenare në orën 18:00.
Por në bazë të Kushtetutës, Begaj, i cili mban postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nuk i lejohet të emërohet në detyra të tjera shtetërore. Kështu, për të zbatuar nenin 167 të Kushtetutës, Begaj ka depozituar në Ministrinë e Mbrojtjes kërkesën e dorëheqjes.
Pasi ministri Niko Peleshi të firmosë kërkesën e Begajt, kjo procedurë do të kalojë edhe në dorën e Ilir Metës.

Pasi ky i fundit të ketë firmosur kërkesën për lirimin nga detyra të Bajram Begajt, atëherë emri i tij do të votohet nga mazhoranca për t'u emëruar në krye të shtetit.
Por ajo që ngre pikëpyetje nëse Meta do t'i hapë rrugën ose jo është fakti se presidenti ndodhet në një udhëtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë vetë Meta, ai i cili në një postim në "Facebook", lajmëroi se ndodhej në Turqi. Më pas, ka qenë zyra e shtypit të Presidencës, që kanë bërë me dije se Meta ndodhet në Stamboll për një aktivitet, në Forumin Ekonomik të Maltepes.
Deri tani, ende nuk dihet nëse presidenti do të kthehet në kohë për të firmosur kërkesën e Begajt për lirimin nga detyra ose jo.
Paralajmërimi i PS-së
E duket se edhe vetë socialistët e kanë kuptuar mundësinë e një ngërçi për lirimin e Bajram Begajt nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Në mbledhjen e grupit të PS-së, Taulant Balla tha se e kanë menduar zgjidhjen nëse Meta iu krijon një ngërç në këtë proces.
“Kandidati ka depozituar kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra kështu që është një aspekt i rëndësishëm, por në legjislacionin përkatës ligji për FA ushtarakët duhet të japin dorëheqje para se të emërohen apo zgjidhen. Kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe presidentin aktual që duhet të bëjë lirimin. Kjo mendoj unë nuk duhet të jetë një betejë e radhës. Kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse na krijohet ndonjë ngërç me presidentin”, tha Balla.
Çfarë parashikon Kushtetuta?
Që Bajram Begaj të bëhet President, duhet që të dorëhiqet nga detyrat e tjera. Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.
“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.
Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

Po ashtu, Neni 167 i Kushtetutës është një arsye tjetër se përse Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.
Ky nen përcakton: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.
Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit./E.K-CNA.al
“Procesi më karagjoz i zgjedhjes së Presidentit, pa asnjë ...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka mbledhur 37 ...
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja”, ka sulmuar Enkelej...
Bajram Begaj është propozuar nga Edi Rama si kandidati...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur dritë mbi procesin e Presi...
Luçiano Boçi u zgjodh nënkryetar i PD-së me 123 vota. Një ...
Kuvendi do të mblidhet sot pasdite për të zgjedhur Preside...
Kryeministri Edi Rama vetë e ka vendosur dhe vetë e ka...
Pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama ka nisur edhe...
Oerd Bylykbashi u zgjodh me 107 vota nga demokratët në...
Sot në Kuvend do të votohet për personin që do të rrij...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur Stambollin për të kal...
Partia Socialiste në mbledhjen që zhvilloi ditën e dje...
Sot, Kuvendi do të mblidhet për raundin e katërt për zgjed...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me kandidaturën...
Nga 17 drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike Flamur...
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë zgjedhur d...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosur...
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar lajmin për propozi...
Zbardhen debatet që u zhvilluan mes socialistëve në mb...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...