FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Nis asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Sipas ministrisë së Infrastrukturës, ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes.
Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
Drejtori Berberi tha se aktualisht po punohet në 4 lotet e para të aksit Elbasan-Qafë Thanë ku po avancohet me ritme të shpejta.
“Kemi katër segmente të hapura sot. Te loti i parë filluam asfaltin, ndërkohë te lotet e tjera gradualisht punojmë me shtresën mbushëse, me veprat e artit, me gërmimet dhe me krijimin e pilotave tek ura e madhe mbi lumin Shkumbin që na lidh me zonën e Murrashit, ku do të ketë një devijim të madh me një tunel për të dalë matanë zonës së Murrashit”, tha Berberi.
Është një punë që do përpjekje, e cilësoi ministrja Balluku, pasi referuar kontratës punimet për lotin 1 duhet të përfundojnë në fund të muajit mars të këtij viti. Balluku tha se për 6 javë do të kemi komplet lotin e parë të autostradës të Korridorit të VIII, Elbasan-Qafë Thanë, të përfunduar.
“Kur të vijë sezoni veror kjo pjesë e vështirë e kalimit në zonën e Labinot Fushë do të jetë komplet e zgjidhur, dhe ne do të jemi të gatshëm për të vazhduar me të gjitha segmentet e tjera”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sfidë mbetet bypass-i i Elbasanit, ku menjëherë pas detajimit të projektit do të vijohet me procedurat e financimit. Ndërtimi i këtij bypass-i do të bëjë të mundur çlirimin e trafikut, pasi do të devijojë lëvizjen e automjeteve duke shmangur hyrjen përmes qytetit të Elbasanit.
“Sfida jonë më e madhe do të mbetet bypass-i i Elbasanit, pasi kjo autostradë do të zgjidhë gjithë trafikun, por për sa kohë krijon hinkën dhe hyrjen direkt në qytetin e Elbasanit nuk do jetë një zgjidhje e plotë. Kështu që, direkt me përfundimin dhe detajimin e projektit, ne do të jemi të gatshëm që të fillojmë më pas dhe të hedhim hapa për sa i përket buxhetimit edhe garës për bypass-in e Elbasanit, duke pasur parasysh dhe diçka shumë të rëndësishme që në zonën ku do të ndërtohet bypass-i i Elbasanit ne kemi nisur punën për projektin e madh të pistës së Formulës 1”, theksoi Balluku.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit, si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore./CNA
Partia Demokratike ka prodhuar në 30 vite sharlatanizë...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, pas hapjes së llogar...
Të enjten pritet të kalojë për votim në Kuvend, projek...
Ministri i Financave, Ervin Mete, shprehet nëpërmjet n...
Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë S...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për "Newsbomb...
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur sot për...
“Ushtari” i Luli Bashës, Roland Bejko është hedhur në ...
Bashistët pasi i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama ...
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, ka zhvilluar një takim...
Pas Devollit, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Nok...
Partia Republikane i është bashkuar përpjekjes opozitare p...
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës së ...
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu aspak ironitë me Gr...
Ndoshta e rastësishme por është një fakt, ardhja e sek...
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi këtë të shtunë ...
Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish Bashkimin Evropian n...
Marrëdhëniet e Shqipërisë vijojnë të jenë të krisura p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...