Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë
Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni firm...

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, projektbuxhetin e arsimit për vitin 2026, më i larti ndonjëherë në vlerë nominale, planifikuar në shumën 64 miliardë e 865 milionë lekëve me një shtesë prej 2 miliardë e 846 milionë lekë nga buxheti fillestar i vitit 2025.
Kumbaro tha se projektbuxheti për vitin 2026 konsolidon rritjen e pagave, uljen e pabarazive, përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë arsimore, si dhe forcon rolin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në zhvillimin kombëtar të vendit.
“Projektbuxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Arsimit është planifikuar në shumën 64 miliardë e 865 milionë lekë ose 648,6 milionë euro, me një shtesë prej 2 miliardë e 845 milionë lekësh (28,4 milionë euro) ndaj buxhetit fillestar të vitit 2025 ose një rritje prej 4,6% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025.
Ky është buxheti më i lartë historik nominal për arsimin. Por është e rëndësishme të themi se Sektori i Arsimit mbështetet edhe nga aktorë të tjerë, duke e rritur ndjeshëm financimin real.
Në total, këto fonde të injektuara së bashku me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2026 arrijnë vlerën rreth 90 miliardë lekë ose mbi 900 milionë euro, duke e rritur peshën e sektorit në: 10.1% të shpenzimeve publike.
Buxheti për Arsimin mbështetet gjithashtu edhe me investimet kapitale në fondin 54,5 milionë eurosh, ku do të vijojë mbështetja për investimet në infrastrukturën e arsimit bazë, Arsimit të Mesëm të Lartë dhe Arsimit të Lartë Publik, si dhe mbështetja për infrastrukturën e kërkimit shkencor”, theksoi ministrja Kumbaro.Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2026 ndahet në 5 programe buxhetore, ku në Arsimin Parauniversitar do të financohen 425 milionë euro paga, 37.3 milionë euro shpenzime korente siç janë ato për transport, për bursa dhe kuotë ushqimore, tekstet falas, hartimin e programeve dhe rishikimin e kurrikulave, trajnimin e mësuesve, programet passhkollore, mbështetjen për tekstet e diasporës dhe qendrat burimore e shkollat me status të veçantë, etj.
Nga viti 2026 nis një rritje e re pagash për mësuesit prej 36.000 lekësh në vit".
Kumbaro deklaroi se arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor për vitin 2026 do të financohen në vlerën totale 146 milionë euro.
“Për vitin 2026, programi i arsimit të lartë dhe programi i shkencës financohen në vlerën totale 146 milionë euro, të cilat së bashku me të ardhurat e vetë universiteteve publike arrijnë vlerën 185 milionë euro që do të ndahen fonde 'grante të mësimdhënies' dhe mbështetje financiare për studentët dhe fonde për kërkimin shkencor dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Për vitin 2026, në fondin e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së IAL-ve publike dhe kërkimin shkencor janë parashikuar 18,3 milionë euro.
Nga ky fond i parashikuar do të financohen me përparësi projektet për rindërtimin e godinës së Fakutletit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rikonstruksionin e ndërtesës së fakultetit të Gjeologji-Miniera dhe ndërtimin e muzeut të gjeologjisë, financimi i projektit 'Ndërtimi i godinës së Fakultetit të Studimeve Profesionale' Universiteti 'Aleksandër Moisiu', Durrës, ndërtimi i fushës së futbollit dhe pistës së atletikës së Universitetit të Sporteve, ndërtimi i godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit 'Alekasndër Xhuvani', Elbasan, si dhe investimi i 40 projekteve të infrastrukturës së kërkimit shkencor në IAL-të publike me vlerë 3,5 milionë euro", tha ministrja.
Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se ky buxhet nuk është vetëm një program financiar, por është një plan për të ardhmen që pasqyron qartë prioritetin për arsimin si themel të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të vendit. /CNA
Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni firm...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë dërguar në Gjykatën K...
Firmoset marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e mbrojtj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dh...
Kryeministri Edi Rama pritet në Romë nga homologia e tij i...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pr...
Deputetet e opozitës i kanë dërguar një kërkesë Presidenti...
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i pranishëm në se...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësis...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale para m...
Agjenda e sotme për punimet e komisioneve parlamentare par...
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë sot nj...
Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato i ka kthyer...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në një dalje t...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një int...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka analizuar vrasjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...