Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Që prej fillimit të legjislaturës 2021-2025 Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e ambasadës së Zvicrës në Shqipëri po monitoron Kuvendin dhe aktivitetin parlamentar në Shqipëri. Fokusi i projektit është monitorimi cilësor i bilancit parlamentar, rolit të Kuvendit dhe aktivitetit të deputetëve, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe legjislacionit mbi deputetët, si dhe monitorimi i raportimit të institucioneve të pavarura dhe të krijuara me ligj.
Parlamenti pati aktivitet normal dhe periodik parlamentar, duke mbetur edhe më tej institucioni kryesor i vendimmarrjes politike. Në dallim nga legjislaturat e kaluara nuk pati bojkotim dhe as kontestim të parlamentit, si dhe sesioni nuk u shoqërua me protesta të dhunshme apo akte politike paralele me parlamentin. Megjithatë as këtë sesion Kuvendi nuk arriti të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeveria nuk dha llogari përpara parlamentit dhe ky i fundit shpesh e njësoi veten me këtë pushtet.
Gjetjet
Sesioni u dominua nga retorika e ashpër politike, ligjërimi denigrues dhe i personalizuar, bullizmi dhe devijimi i fjalimeve nga çështjet e rendit të ditës në sulme të personalizuara ose kolektive ndaj rivalëve politikë. Kodi i Sjelljes nuk u respektua dhe masat disiplinore nga Kuvendi ndoqën standarde të dyfishta, duke penalizuar vetëm deputetët e opozitës. Drejtuesit më të rëndësishëm të dy palëve politike ishin edhe bartësit kryesor të kësaj retorike, një zhvillim më negativ në krahasim me dy sesionet e tjera të kësaj legjislature.
Në aspektin ligjvënës parlamenti miratoi një numër të konsiderueshëm aktesh, të gjitha të iniciativa nga qeveria. Nga 23 nisma ligjvënëse vetëm një numër i vogël ishin realisht nisma serioze dhe individuale Jorida Tabaku (për investimet strategjike, për planifikimin e territorit, për koncensionet), Erjon Braçe (për bujqësinë), Petrit Vasili (për energjitikën), Agron Shehaj (për pronarët përfitues), etj). Disa prej akteve të qeverisë ndoqën procedurë të përshpejtuar dhe u pasuan me kritika serioze për qëllimet e tyre.
Sesioni reflektoi më shumë ndikimin nga interesat elektorale për zgjedhjet lokale, sesa debatin normal politik. Aktet për reformën territoriale, për taksat, për buxhetin, për policinë bashkiake, për investimet strategjike, për sektorët e energjetikës apo shëndetësisë u panë të lidhura me impaktin elektoral lokal më shumë, sesa në prioritetet programore të shpallura në fillimet e legjislaturës.
Kuvendi dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik. Dy komisionet e posaçme, ai për reformën territoriale dhe ai për reformën zgjedhore nuk dhanë rezultate për shkak të përdorimit të vetos nga njëra palë politike, ndërkohë që nuk pati konsensus as për nismat e komisioneve hetimore dhe ato për trajtimin e të kaluarës.
Kuvendi pati vështirësi të përmbushë funksionin e tij zgjedhor dhe disa vende vakante, përfshirë Avokati i Popullit, nuk arritën të marrin zgjidhje as pas 7 muajsh procedurë parlamentare.
Jeta parlamentare u dobësua nga problematika brenda opozitës dhe vështirësia për identifikimin e saj në debatet, grupet dhe strukturat parlamentare. Dualiteti i opozitës reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato ligjvënëse dhe ato përfaqësuese.
Deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS), grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament, qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin 6% më efikase, sesa deputetët burra. Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.
Dy deputetë dhanë dorëheqjen nga parlamenti dhe politika, si dhe katër të tjerë e kanë lajmëruar atë për të konkurruar në zgjedhje lokale, një zhvillim kritik për besimin e vetë deputetëve tek parlamenti dhe jeta parlamentare në Shqipëri.
Në sesion u zhvilluan 5 interpelanca dhe një kërkesë u refuzua, ndërkohë 22 deputetë adresuan 43 kërkesa për informacion për institucionet qendrore dhe vendore. Rreth gjysma e deputetëve u përfshinë në aktivitete parlamentare jashtë vendit, si dhe një pjesë e tyre edhe në nënkomisione, komisione të posaçme apo nisma mbështetëse për rininë, politikat gjinore dhe mjedisore.
Kuvendi nxiti hapjen e tij për vizitorë, grupe të rinjsh, studentë dhe gjimnazistë, u shënuan seanca të hapura me ekspertë dhe historianë, si dhe konsulta me shoqërinë civile për çështjet e integrimit, u promovuan politika gjinore dhe mjedisore, si dhe u nxitën nisma sociale dhe bashkëpunimi më i afërt me parlamentin e Kosovës.
Kuvendi krijoi një faqe të re online, e cila ende nuk është e plotë, në përpjekje për të rritur informacionin dhe transparencën. Megjithatë asnjë deputet nuk u regjistrua në Regjistrin e konfliktit të interesit apo të dhuratave, pati vonesa dhe mungesa në botimin e dokumentacionit parlamentar, si dhe disa procedura parlamentare u neglizhuan ose anashkaluan./CNA.al
Nuk dihet kush i ka mbushur mendjen Korreshit që di të bëj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zbardhur skenarin e...
Gëzim Ademaj pritet të bëhet pjesë e Kuvendit, pas lënies ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parl...
Presidenti Bajram Begaj së fundmi ka rikthyer në Kuvend Li...
Avokati i popullit nuk u arrit të zgjidhej vitin që shkoi ...
Projektligji për amnistinë fiskale do të finalizohet këtë ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zbar...
Kyreministri Edi Rama, njëherësh kreu i selisë rozë, ka mb...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupi parlamentar të PS-...
Sot fillon punimet seanca plenare e sesionit X. Në rendin...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka komentuar zhvillimet në ka...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shigjetuar op...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtu...
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një takim të organizuar me t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka paral...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Durr...
Procesi i rishikimit të legjislacionit shqiptar nga BE rin...
Nga Shkodra ku ndodhej për të përkujtuar 33-vjetorin e dem...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...