“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai argumentoi se pandehmat e ngritura nga Karla del Ponte dhe Dik Marti për trafik organesh dhe shtëpi të verdhë nuk janë vërtetuar, prandaj ky institucion që përfaqëson ndërgjegjjen e kontinentit tonë, duhet ta revokojë rezolutën e një dekade më parë.
Edi Rama bëri një ekspoze të qartë, të ndërthurur përsosmërisht me pikpyetje të denja për idhtarët e teorive komplotiste, duke vënë në pah rolin e Rusisë dhe partisë së Putinit në fabrikimin e këtyre akuzave.
Deri në këtë pikë ai mund të tundte me krenari skeptrin e intelektualit që përdor leximet e Kafkës dhe Dostojevskit për të ndriçuar të vërtetën, flamurin e patriotit që mbron të drejtën e kombit të vet, bindjet e europianistit që beson tek disa ideale të përbashkëta.
Për këtë pjesë publike të fjalimit të tij, ai duhet lavdëruar, pa u kalamendur kot së koti në pandehmat se sa i mbrujtur është ai realisht me këto vlera dhe parime. Ai mbajti në Strasburg ligjërimin që duhet të kishte mbajtur çdo lider shqiptar.
Por, nga ana tjetër, teksti i tij ishte i ngarkuar me mesazhe të fshehta që lexoheshin qartë në filigran. Ai kishte një fjalim brenda fjalimit që lidhej ekskluzivisht me partnerin e vet politik, Hashim Thaçi. Ai e krahasoi ish presidentin e Kosovës me personazhin e Jozef.K të romanit “Procesi”, duke aluduar për një gjykim të manipuluar kundrejt tij, ai nuk harroi të rikujtonte shprehjen e dikurshme të Xho Bidenit që e krahasonte me Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, ai u përpoq ti prekte asambleistët duke i provokuar se ç’do të mendonin ata nëse një fat të tillë do ta kishte pas dhjetë vitesh Zelenski, ai e përshkroi atë si një president që punonte për paqen dhe u gdhi papritmas në kriminel lufte.
Ky fjalim brenda fjalimit, në mbrojte të Hashim Thaçit është pjesë e një strategjie të elaboruar nga kryeministri shqiptar. Ndonëse në ligjëratën e sotme ai deklaroi se “ne nuk kërkojmë zhbërjen e Gjykatës speciale” që kur ajo morri ish presidentin e Kosovës, ai e ka vënë në dyshim legjitimitetin e saj. Shprehjet publike për “proces absurd”, vizita e pazakontë tek miku i tij në burgun e Scheveningenit, diferenca mes qëndrimeve kur drejt Hagës shkoi Ramush Haradinaj dhe kur aty u thir Thaçi, deshmojnë se përpos qëndrimit parimor ka edhe një hall personal.
Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin
Tashmë të gjithë e dinë se Rama kishte sëbashku me Hashim Thaçin një projekt për të zgjidhur problemin me Serbinë përmes paktit me Vuçiçin për shkëmbimin e popullsive dhe territoreve. Ata projektuan së bashku një marëveshje për amnistimin e krimeve të luftës që do e zhbënte tribunalin e Hagës. Askush nuk i ka harruar deklaratat e Ramës në kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët të dy vendeve, kur Thaçi qe në krye të shtetit, apo deklaratat se kush e akuzon atë është “gomar”.
Pra Rama dhe Thaçi kanë pasur së bashku një projekt për të mbretëruar gjatë me ndihmën e njëri-tjetrit, ose në një komb të bashkuar pas ndarjes së kufijve, ose në një mënyrë tjetër.
Disa sot pretendojnë se kjo mbrojtje që kryeministri në detyrë po i bën ish presidentit të burgosur, me çmimin e lartë të sfidimit të institucioneve ndërkombëtare, ka në vetvete një lloj pengmarrjeje apo detyrimi për të ruajtur sekretet e përbashkëta. Por, pa kaluar në fantazi, ajo mund të yshtet nga një interes i pastër politik. Edi Rama po tenton të shpëtojë dhe rehabilitojë Hashim Thaçin, sepse ai kërkon me ngulm një partner, që nuk i bëhet pengesë në projektet e tij Ballkanike, ashtu sikurse Albin Kurti.
Këtu duhet kërkuar arsyeja se pse ai atakoi përpara Këshillit të Europës vërtetësinë e fabulës që e çoi ish kreun e UÇK-së në burg. Qëllimi qe i lexueshëm: të delegjitimojë procesin e sotëm në Hagë, ku në fakt, nuk bëhet aspak fjalë për trafik organesh.
Prandaj, ndonëse në pamje të parë fjalimi i sotëm mund të duket i drejtë dhe patriotik, ai ngërthen në vetvete edhe një qëllim të pashprehur politik, përpjekjen për të ndryshuar ekuilibrat në skenën politike të Prishtinës.
Të rinjtë e Shqipërisë po largohen nga Shqipëria, se S...
Me rastin e 50-vjetorit të Akademisë të Shkencave, ndonëse...
Nga Shaqir Vukaj Është për t’u përgëzuar qëndrimi i kohëve ...
Partneri kryesor yni në “Open Ballkan/Ballkanin e hapur”, ...
Me rastin e 127-vjetorit të lindjes Pas Ismail Qemali...
Grupimi Alibeaj, grupimi i deputetëve etj. Kujt i tako...
Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet nj...
Të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Bejtja, zv/ministr...
Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Pe...
Në të gjitha deklaratat publike të opozitës, në tubime...
Si rregull qeveria nuk i mban premtimet që bën, por pr...
Por gjithsesi vazhdimisht kundërshtohet, si një tmerr....
Një gomar nga ata që njihen në publik për gomarllëqe, nxor...
Lideri Global deklaroi sot se nuk do t'ua vendosë fash...
Për të kuptuar depresionin e Shqipërisë së sotme, mjaf...
Nuk është fjala a ka gjyqtarë që kanë kaluar apo jo ve...
Audiencat mashkullore kanë më shumë se ato femërore interesi...
Ja edhe Partia Demokratike e bëri qokën e vet, na dha siha...
26 shtator 2022, në "Euronews Albania", diskutohet a ka vj...
Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transpar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...