Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...

Nga Charlotte Phelps & Kristian Moro “The Conversation”
Ne të gjithë kemi preferenca të ndryshme, se kur është koha e duhur për të nxjerrë nga dollapi rrobat e dimrit. Dhe temperatura e ambientit është shpesh objekt debati në zyra midis grave dhe burrave. Midis gjinive ka gjithmonë më shumë ngjashmëri sesa dallime.
Por studimet tregojnë vazhdimisht, se gratë preferojnë një temperaturë më të lartë ne ambientet e brendshme sesa burrat. Por a ka ndonjë fakt shkencor që mbështet besimin e përhapur, se gratë “e ndjejnë të ftohtin” më shumë se sa burrat?
Dallimet biologjike midis burrave dhe grave
Me afro të njëjtën peshë trupore, gratë priren të kenë më pak muskuj për të gjeneruar nxehtësi. Po ashtu ato kanë më shumë yndyrë midis lëkurës dhe muskujve, ndaj lëkura e tyre duket më e ftohtë, pasi është pak më larg enëve të gjakut.
Gjithashtu, gratë priren të kenë një normë metabolike më të ulët se burrat, gjë që redukton kapacitetin e prodhimit të nxehtësisë gjatë ekspozimit në temperatura të ulëta, duke i bërë ato më të prirura për të ndjerë ftohtë kur bie temperatura.
Dallimet hormonale

Hormonet esrogjen dhe progesteron, që gjenden në sasi të mëdha tek gratë, kontribuojnë në temperaturën e trupit dhe lëkurës. Estrogjeni i zgjeron në ekstremitete enët e gjakut. Kjo do të thotë se humbet më shumë nxehtësi nga trupi.
Ndërkohë progesteroni mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të lëkurës, gjë që do të thotë se më pak gjak do të rrjedhë në disa zona, për t’i mbajtur më të ngrohta organet e brendshme, duke i bërë gratë të ndjehen më rehat. Ky ekuilibër hormonal, ndryshon gjatë muajit krahas ciklit menstrual.
Po ashtu hormonet bëjnë që duart, këmbët dhe veshët e grave të qëndrojnë rreth 3 gradë Celsius më të ftohta se ato të burrave. Temperatura kryesore e trupit, është më e lartë në javën pas ovulacionit, pasi rriten nivelet e progesteronit.
Kjo do të thotë se rreth kësaj kohe, gratë mund të jenë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave më të ftohta në ambientet e jashtme. Megjithëse duart dhe këmbët janë më të ftohta, trupat e femrave kanë temperatura mesatare më të ngrohta se burrat. Ky ka të ngjarë të jetë edhe burimi i thënies “duar të ftohta, zemër e ngrohtë”.
A është kjo diferencë vetëm tek njerëzit?
Dukuria që disa prej nesh preferojnë temperaturat më të ngrohta se të tjerët, nuk është unike për njerëzit. Studimet mbi shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh, raportojnë se meshkujt mblidhen zakonisht në zonat më të ftohta ku ka hije, ndërsa femrat dhe të vegjlit e tyre qëndrojnë në mjedise më të ngrohta ku bien rrezet e diellit.
Lakuriqët e natës meshkuj, preferojnë të pushojnë në majat e ftohta dhe të larta të maleve, ndërsa femrat qëndrojnë poshtë në lugina që janë më të ngrohta. Gjitarët femra mund të kenë zhvilluar një preferencë për klimat më të ngrohta, për t’i inkurajuar ato të pushojnë me pasardhësit gjatë fazave kur të vegjlit nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre. Pra, ndryshimi midis mekanizmave të ndjeshmërisë së nxehtësisë, mund të garantojë një avantazh evolucionar .
Si të biem dakord mbi temperaturën ideale?
“Metoda skandinave e gjumit”, ku çiftet flenë me batanije të veçanta, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet në preferencat ndaj temperaturës. Në vendin e punës, sistemet e rehatisë personale janë sisteme termike që ngrohin ose ftohin, dhe që mund të vendosen në nivel lokal në vendet individuale të punës, si në tavolinë, karrige apo pranë këmbëve.
Shembujt përfshijnë ngrohësit e vegjël të tavolinës, apo batanijet me ngrohje. Këto sisteme ofrojnë rehati termike të individualizuar, për të përmbushur nevojat personale, pa ndikuar
tek të tjerët që ndodhen në të njëjtën hapësirë. Po ashtu, ato mund të jenë një metodë për përdorimin efikas të energjisë elektrike duke balancuar komoditetin termik dhe shëndetin e punonjësve në ambientet e punës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Jo vetëm qenia njerëzore por edhe kafshët apo shpendët e ...
Paratë…. Një element kaq i rëndësishëm në jetën tonë. Një ...
Të gjithë ne kemi zakone të caktuara për të gatuar apo...
Çdo kush nga ne mundohet të bëjë më të mirën për veten...
Janë të pakta gjërat që i mbajnë ndezur shkëndijat në ...
"Mund t'i ndihmojë njerëzit të bëhen më të sigurt kur ...
Blogerja Armina Mevlani ka treguar më shumë për raportin e...
Sipas një studimi, të qenit optimist mund të zgjasë je...
Reperja Tayna është një nga vajzat më seksi dhe provok...
Adis Patushi dhe Filloreta Raçi janë kthyer një nga çiftet...
Pas një jave të gjatë, bordi i "Twitter" po planifikon...
Avokatët e Johnny Depp, Ben Chew dhe Camille Vasquez, ...
Një ndër gjërat më të vështira në këtë sezon veror ku ...
Sherri i bujshëm midis Noizyt dhe Kleviol Ahmetit, duk...
Dhimbjet e menstruacionve janë vërtet të padurueshme për ç...
Moderatorja Luana Vjollca është mjaft e përfolur në me...
Këngëtari italian me famë botërore, Albano Carrisi, ka...
Artisti i njohur italian Albano Carrisi, i cili ndodhe...
Aktori i njohur, Johnny Depp, duket se i është rikthye...
Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërt...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...