Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Gazetari, Blendi Fevziu ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
Gjatë një in terviste në Klan Tv, Fevziu foli për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën.
Gazetari rrëfen historin se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne u sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi është me të vërtetë interesante.
Sot Fevziu arrin të qeshë me këtë histori, por për atë që ka bërë Nënë Tereza, ai e ka mbajtur inat për 2 vjet.
Blendi Fevziu: Ka personazhe që i kam pasur të vogla ose ka personazhe të cilët ti i ke njohur në rrethana të çuditshme. Nuk e di, unë ta kam treguar historinë me Nënë Terezën, që është një nga mënyrat si e kam njohur dhe momentet e para kam qenë i nervozuar me të.
Rudina Magjistari: Jo, këtë s’e mbaj mend.
Blendi Fevziu: Nuk e di historinë?!
Rudina Magjistari: Është e rrëfyer këtu apo jo?
Blendi Fevziu: Është e rrëfyer në libër. Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo tha, nuk jap intervista për këtë gjë. Kjo që po vjen është një mrekulli, por po më fliste me gjithë pritje. Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Domethënë, në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Duhet ta kemi parasysh, duhet të vendosemi në kontekstin që një i ri ta kuptojë sot. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm ishte një Avianova, avioni i vjetër që operonte për Alitalian, një herë në javë të shtunave. Na dhanë ushqimin. Ushqimi ishte një paketim plastik, ku ishte futur shumë bukur në një plastikë, si ato që ti merr në çdo kioskë. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh. Dhe ato ishin të gjitha në një kuti. Ne i morëm dhe i konsumuam. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut, shiko i them: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Thotë Shkullaku: ‘Mesa pashë unë ishte njëri aty kur erdhëm, që hëngri një ushqim dhe i kërkoi dhe një tjetër stjuardesës. I dha 2.’ Po mirë i thashë unë, po e fsheh njërin dhe po i kërkoj dhe një të dytë. E bëmë llogari që do merrnim nga dy. Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë.
Rudina Magjistari: Shiko, shiko.
Blendi Fevziu: Shiko, Nënë Tereza ka qenë shumë prezente në Shqipëri se tani duket si diçka e rrallë.
Rudina Magjistari: Tani është e shenjtë, jo e rrallë, tani është e shenjtë.
Blendi Fevziu: Edhe ishte ulur Nënë Tereza tek 2-shi. Sa erdhi stjuardesa që të shpërndante paketat, Nënë Tereza u çua, hapi një thes kaf nga këto që kemi sot për plehrat, po të madh fare, u afrua dhe tha: ‘Dio ti benedica, questi sono per i poveri’ (Zoti të bekoftë, këto janë për të vafërit!).
Na i mori ato dhe i futi në thes. Jo vetëm që ma mori dhe mua e Shkullakut e të gjithëve, por shkoi tek stjuardesa i mori dhe çfarë i kishin tepruar asaj edhe nja 8 racione të tjera. I mori në thes. I thashë unë Shkullakut: ‘Po më poveri (të varfër) se ne të dy këtu nuk ka’. Na e mori ushqimin, kështu që unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë familjes, pasi i kisha lajmëruar që do u çoja bukë të bardhë. Moj nuk më dilte inati për nja 2 vjet. Se njeriu ka dhe disa projektime në kokë, kur mendon që do shkoja në shtëpi me ato dy plastikat, një mami një babi dhe nuk çova dot asgjë. Nuk e di kush e hëngri ushqimin tim në atë kohë në Shqipëri. /tvklan.al
“Takimet e mia me…” Kështu titullohet libri më i ri i ga...
Një gazetar nga Mali i Zi foli pas fjalës së mbajtur n...
Kryeministri, Edi Rama ka përmendur disa nga epitetet që i...
Kryeministri, Edi Rama në Forumin e Medias për Europën...
Kryeministri, Edi Rama në Forumin e Medias për Europën...
Kancelari gjerman Olaf Scholz u shrpeh të martën, 14.1...
Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë turizmit në Shqipë...
Shqiptari, Klodian Zaimi, alias “El Gringo”, i cili akuzoh...
Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamb...
Gjykata Kushtetuese dënoi pengmarrjen e studentëve të ...
Edhe në mediat audiovizive, meshkujt zënë numrin më të...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin “P...
Pas dëshmisë ekskluzive të vajzës që lindi në një bodr...
Të martën, Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Sa...
Një 38-vjeçar shtetas i Kosovës ka rënë në prangat e p...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Vrasja dhe moszbardhja e ngjarjes, dy shkelje të kry...
Përfundon dëshminë në SPAK, deputeti i Partisë Sociali...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka bërë ...
Pavarësisht se vuante dënimin në një burg të sigurisë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...