Nuk ndalet Britney Spears/ Videot tregojnë si po e përjeton divorcin nga bashkëshorti
Edhe martesa e tretë e Britney Spears dështoi. Pas 14 muaj...

Kur bëni zgjedhjen e partnerit apo partneres tuaj me të cilin do të ndërtoni një familje, dashuria dhe paratë luajnë një rol të rëndësishëm. Ndonëse mund të mos na pëlqejë që ta pranojmë, shpeshherë na tërheqin njerëzit e pasur, duke shpresuar që të shijojmë përfitimet e pasurisë së tyre. Megjithatë, ofrimi i pagesës direkte për romancë apo seks do të ishte ofendues dhe vulgar për shumë njerëz. A duhet që zgjedhjet romantike të përfshijnë edhe konsideratat financiare?
Çfarë thonë gratë për paratë dhe dashurinë?

Këto janë disa nga dëshmitë e rastësishme (kryesisht në Reddit) nga gratë, mbi paratë dhe dashurinë:
“Kam njohur një grua që ishte e martuar me pjesëtarin e njërës prej familjeve më të pasura në botë. Një ditë, gjatë një udhëtimi me avion, ajo u ul pranë një djali krejtësisht të zakonshëm, që kishte një punë krejtësisht të zakonshme, i cili ishte i qetë dhe i sjellshëm. Ata ranë në dashuri. Ajo e la burrin e saj të pasur, u martua me atë djalë të zakonshëm dhe janë ende të dashuruar pas shumë vitesh bashkë”.
“Asgjë në jetë nuk është falas. Të martohesh me një burrë vetëm për para, do të thotë se je blerë dhe shitur. Ai do të presë një nivel të caktuar të performancës nga blerja e tij e re (dhe jo vetëm seks) ose ju një ditë do të dëboheni nga shtëpia”.
“Të them të drejtën nuk e kam problem të blihem dhe të shitem. Martesa është në vetvete një transaksion. Unë nuk pres prej saj një Mercedes, apo diçka të tillë. Martesa do të ketë ende probleme, me apo pa para, kështu që pse jo?”
“Nëse nuk keni një marrëdhënie ku ka dashuri, paratë nuk do ta lehtësojnë stresin që e shoqëron çdo martesë”.
“S’ka asgjë të keqe të martohesh me një burrë të pasur. Por martohuni për dashuri, nder, respekt dhe pajtueshmëri karakteresh”.
“Paratë nuk do ta bëjnë të gëzueshme jetën tuaj. Ato do ta bëjnë të rehatshme, derisa të dëshironi akoma më shumë. Por nuk do të jetë asnjëherë mjaftueshëm. Prandaj gjeni më mirë dikë që ju sjell një gëzim të vërtetë në jetën tuaj. Paratë janë një bonus”.
Çfarë thonë studimet?

Studime të ndryshme tregojnë se paratë luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e partnerit apo partneres. Në një sondazh, rreth 56 për qind e amerikanëve thanë se do të preferonin një partner që ofronte siguri financiare, në vend të një lidhje të orientuar vetëm nga ndjenja e dashurisë (44 për qind).
Po ashtu në një anketë tjetër, 75 për qind e grave thanë se nuk do të martoheshin me një burrë të pa punë. Ironikisht, 91 për qind e femrave beqare thanë se do të martoheshin për dashuri në vend të parave. Një shpjegim i mundshëm për këto rezultate në dukje kontradiktore, është se shumica e grave i kushtojnë një vlerë më të madhe dashurisë sesa parasë, përveç rastit kur mjetet financiare janë nën një prag të caktuar.
Dhe një burrë i pa punë, është nën pragun e pranueshëm financiar të imagjinuar nga shumica e grave. Perceptimet e idealizuara të marrëdhënieve romantike, i japin një vlerë shumë më të madhe dashurisë sesa parave. Por kur përballen me realitetin, shumica e njerëzve janë gati të bëjnë kompromise.
Kjo shpjegon edhe arsyen pse një sondazh zbuloi se Gjenerata Z (e lindur midis viteve 1996- 2010), është grupi i vetëm që zgjedh dashurinë mbi paratë (54 për qind). Në një moshë të re, kur konsideratat realiste nuk janë ende të fuqishme, më e spikatur është ideologjia. Por në konfliktin mes dashurisë dhe jetës, dashuria nuk fiton gjithmonë. Ndaj, duhet një kombinim i ekuilibruar midis të dyjave.
Blogeri Mark Travers sugjeron 3 mënyra të mbështetura nga shkenca për të kombinuar dashurinë dhe paranë:
1. Luani lojën e gjatë

Kur përballeni me një zgjedhje midis një partneri afatgjatë që ka aftësinë t’ju ofrojë përfitime financiare dhe një partneri që është i gatshëm të përfitojë nga ju (përmes bujarisë, bashkëpunimit, besueshmërisë etj.), duhet të favorizoni këtë të fundit, duke mos injoruar plotësisht të parin. Ngrohtësia, në krahasim me kompetencën, ka një vlerë më të madhe në një periudhë afatgjatë.
2. Dashuria është investimi i vërtetë
Të bashkosh forcat me partnerin për të arritur një qëllim të caktuar, mund të jetë një vendim i zgjuar dhe në fund shpërblyes. Megjithatë, partneri nuk duhet të jetë mjet për suksesin tuaj, por ai me të cilin ndani suksesin e përbashkët.
3. Lumturia jep përfitimet e saj
Është e mençur të jesh në një marrëdhënie ku të dy partnerët janë para së gjithash të lumtur me njëri-tjetrin dhe i japin emocione pozitive njëri-tjetrit, pasi ato pozitive janë të lidhura fort me krijimin e pasurisë.
Pra në fund mund të themi se megjithëse stabiliteti financiar është i lidhur me mirëqenien emocionale, martesa vetëm për pasuri mund të çojë në pakënaqësi apo shqetësime emocionale. Një thënie hebreje thotë:“Kur dashuria varet nga diçka, dhe ajo mbaron një ditë, edhe dashuria mbaron bashkë me të. Por nëse dashuria nuk varet nga diçka e tillë, atëherë nuk do të mbarojë kurrë”.
Shënim:Aaron Ben-Zeév, ish-drejtues i Universitetit të Haifës në Izrael sot profesor i filozofisë./ Pershtatur nga CNA
Edhe martesa e tretë e Britney Spears dështoi. Pas 14 muaj...
Dyshja Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, pas një turi të gjatë me...
Emocionet dhe ndjenjat përbëjnë arkitekturën e jetës sonë ...
Cindy Marina është një modele, prezantuese sporti, spo...
Efi Dhedhes është një nga emrat më të komentuar të momenti...
Fenomeni Luiz Ejlli duket se nuk ka epërsi para ligjit, pa...
Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani i njohur emrin e ...
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa feston sot 28-vjetori...
Pushimet në Ibiza vazhdojnë për Rita Orën dhe Taika Waitit...
Mediat raportuan se aktori i famshëm italian, Checco Zalon...
Britney Spears ka folur për herë të parë që kur bashkëshor...
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka z...
Miguel Salas, që është i doktoruar në letërsinë krahasuese...
Britney Spears dhe Sam Asghari po divorcohen pas 14 muajsh...
Kejvina Kthella është një nga emrat më të komentuar në bot...
Aktorja Olta Gixhari është një nga emrat më të komentuar n...
Filmi i regjisores Greta Gerwig, "Barbie", e ka tejkaluar ...
Këto tri shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa që sot...
Çfarë i tërheq mushkonjat te ne? Disa faktorë si dioksidi ...
Nëse keni eksploruar botën e takimeve në internet, do të k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...