Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Miguel Salas, që është i doktoruar në letërsinë krahasuese, është i bindur se në një botë kaq shumë agresive, shpërqendruese, për adoleshentët është një mision shumë i vështirë që të ulen të lexojnë. Ai beson se leximi është thelbësor për rikuperimin e aftësisë për t'u përqendruar dhe për të përmirësuar të kuptuarit e leximit.
Në librin e tij “Plani i leximit: Si t’i mbijetosh adoleshencës pa e ndërprerë leximin”, Salas që ka punuar në universitete në Kinë dhe Tajvan, sugjeron që mësuesit t’u lexojnë vazhdimisht me zë nxënësve të tyre dhe të krijojnë një dialog me ta rreth teksteve klasike.
Ndërsa prindërit i këshillon të vendosin një rutinë të kohës së leximit - të mos e përdorin atë si ndëshkim apo shpërblim - të vizitojnë së bashku bibliotekat (edhe nëse blejnë libra) dhe të mos këmbëngulin që fëmijët e tyre të lexojnë të njëjtët tituj që i kanë mahnitur ata dikur në rininë e tyre.
Gjatë krizës financiare të vitit 2008 nuk ra shitja e librave për fëmijë. Por sot prindërit mezi lexojnë për fëmijët e tyre...
Leximi është një proces që mbart shumë prestigj, dhe këtë nuk guxon ta kundërshtojë akush. Por ne sot jetojmë në një mjedis shumë agresiv për të lexuar. Po fitojmë zakone të reja, si celularët, dhe të jetuarit e jetës shumë shpejt, pa menduar nëse e duam diçka apo jo. Pra them se ka të bëjë më shumë me sfidat e kohës ku jetojmë sesa me një braktisje të vetëdijshme të leximit.
Pse njerëzit ndalojnë së lexuari në adoleshencë?
Ata fokusohen më shumë në ndarjen e përvojave me miqtë. Telefoni është një formë shumë më e përballueshme e kalimit të kohës së lirë. Shikimi i një videoje 30 sekonda nuk të kushton asgjë, por leximi i një libri kërkon përpjekje, edhe nëse shpërblimi që vjen më pas është shumë më i madh.
Në librin tuaj ju jeni shumë kritik ndaj rrjeteve sociale...
Përqendrimi i nxënësve të mi ka rënë jashtëzakonisht për shkak të telefonave inteligjentë. Ne e prekim celularin afërsisht 1 mijë herë në ditë dhe komunikojmë me të tjerët rreth 150 herë. Duke pasur celularin në tavolinë, ju silleni si një person me një koefiçent inteligjence shumë më të ulët. Shumë fëmijë që shkëlqejnë në studime praktikojnë baletin ose muzikën, të cilat kërkojnë shumë përqendrim.
Shpeshherë ata janë shumë të vetëdijshëm se nuk i mbajnë mend videot e shkurtra që kanë parë apo se nervozohen nëse nuk ka ndryshim në aktivitetin e tyre të përditshëm. Ata shohin shfaqje dhe madje dëgjojnë muzikë me shpejtësi 1.5x, sepse nuk janë në gjendje të vazhdojnë. Askush nuk e dëgjon një këngë të tërë. Ata shtypin gjithmonë butonin e vogël. Dhe kjo e redukton vëmendjen e tyre.
Prandaj është e pamundur që ata të lexojnë një roman?
Ata lexojnë sepse duhet ta bëjnë këtë, por në fund u pëlqen kjo gjë. Ne në shkollën tonë i çojmë në bibliotekë një herë në javë për të lexuar. Ata nuk mund të nxjerrin atje celularët apo të bëjnë ndonjë aktivitet tjetër. Shumica e duan këtë gjë. Gjëja më themelore është një përzgjedhje e mirë e teksteve dhe lënia e kohës për të lexuar.
Por më pas kthehen në shtëpi të lodhur, dhe u ndodh e njëjta gjë si me të rriturit, që i drejtohen sërish telefonave. Leximi është ushtrimi i përsosur që fëmijët të rifitojnë aftësinë e tyre për t'u përqendruar. Është një luftë që ia vlen të zhvillohet në shkolla, përballë kaq shumë tabletave.
Rrjetet sociale fitojnë para nga fragmentimi i vëmendjes. Unë u them gjithmonë fëmijëve se ata janë produkti. Përndryshe do të paguanin për përdorimin e mediave sociale. Ideja se rrjetet sociale janë një mjet komunikimi është e rreme, ato janë një mjet reklamimi.
Ju rekomandoni zhvillimin e një bisede me adoleshentin përpara se t’i rekomandoni një titull libri...
Është thelbësore. E filloj gjithmonë duke i pyetur ata. Të rriturit duhet të interesohen për botën e tyre. Dhe kjo është shumë e vështirë. Unë kam 11 vjet që jap mësim në shkollën e mesme. Në fillim i kuptova kushtet e fëmijëve, dhe tani është shumë e vështirë për mua. Më parë i kuptoja sepse shihnin shumë televizor, dhe herë pas here shikonim të njëjtat gjëra. Por tani nuk kemi të njëjtin argëtim si fëmijët. Ata i kanë të gjitha në YouTube, Tik-Tok...
A jeni kundër përdorimit të celularit për qëllime edukative?
Celulari nuk është mjet pune. Sigurisht aty mund të kesh si ndihmë disa tabela, e-mailin për të komunikuar. Por këto vijnë së bashku me një mori elementësh shpërqendrues. Unë kam ndryshuar qasje. Dikur isha entuziast për përfshirjen e telefonave në mësimdhënie, por e kam kuptuar se kjo i shtyn nxënësit në drejtimin e gabuar.
Ata janë shumë të lumtur, por mësojnë shumë më pak. Në kursin e ardhshëm, nuk do t’i ngarkoj leksionet në internet. E kam kuptuar se kjo qasje ua grabit të rinjve kapacitetin për të kuptuar dhe sintetizuar idetë. Pastaj kur studiojnë leksionet nuk i kuptojnë, sepse nuk i kanë kushtuar vëmendje në klasë.
Ju përsëritni vazhdimisht problemin e mungesës së të kuptuarit të leximit në të gjitha nivelet.
Në rast se nuk kam fjalë për të emërtuar diçka, ajo diçka nuk ekziston për mua. Në 20 muaj jetë, një foshnjë nga një familje me nivel të lartë kulturor mund të mësojë 200 fjalë, ndërsa një tjetër nga një familje me nivel kulturor të ulët vetëm 20. Kjo është skandaloze.
Këta të fundit mësojnë të lexojnë vonë. Edhe kur fillojnë të përdorin leximin për të mësuar, mbeten pa fjalë. Shumë herë nuk pëlqejnë të mësojnë. Shumica nga ne i kanë zbuluar që në shkollë profesionet që donim të merrnim. Por nëse nuk jeni në gjendje të kuptoni, nuk do të jeni kurrë entuziast për asgjë.
A mos duhet të kërkojmë tekste që janë më në përputhje me këto kohë dhe të heqim dorë nga klasikët?
As njëra dhe as tjetra. Mësuesit duhet të bëjnë një lexim të kontekstualizuar të klasikëve. Leximi i librave me zë të lartë në klasë ka humbur si praktikë. Mësuesi duhet të përvetësojë tekstet klasike, të nxjerrë fragmente interesante dhe t’i vërë në kontakt me jetën e nxënësve dhe ta bëjë këtë gjë ngadalë.
Megjithatë për ta bërë këtë do të duhej të veçonim letërsinë dhe gjuhën në 2 lëndë të veçanta. Leximi i klasikëve nuk do të krijojë lexues. Ne duhet t’ua bëjmë librat sa më të disponueshëm, të klasifikuar sipas temës dhe interesit, në mënyrë që ata të marrin një dhe ta ndërrojnë nëse nuk u pëlqen. Është në rregull edhe nëse lexojnë një revistë mbi motorët. E rëndësishme është që ata të fitojnë zakonin e të lexuarit.
Në libër, ju shkruani ndër të tjera se leximi e përmirëson ndjeshmërinë...
Mendoj se të gjithë ne që jemi lexues, e kemi përjetuar ndjesinë e vendosjes në vendin e një personi që nuk ka lidhje me ne. Letërsia të bën të kuptosh se nën dallimet e jashtme ndodhet një qënie njerëzore./ Pershtatur nga CNA
Britney Spears dhe Sam Asghari po divorcohen pas 14 muajsh...
Kejvina Kthella është një nga emrat më të komentuar në bot...
Aktorja Olta Gixhari është një nga emrat më të komentuar n...
Filmi i regjisores Greta Gerwig, "Barbie", e ka tejkaluar ...
Këto tri shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa që sot...
Çfarë i tërheq mushkonjat te ne? Disa faktorë si dioksidi ...
Nëse keni eksploruar botën e takimeve në internet, do të k...
Ajo është pa diskutim një nga vajzat më seksi dhe një nga ...
Dy yjet e muzikës shqiptare, Endri dhe Stefi Prifti, kanë ...
Oriola Marashi nuk është vetëm një modele shumë e suksessh...
Deri më tani ka disa emra për të cilët pretendohet se mund...
Sot për aktorin e madh të skenës shqiptare Bujar Asqer...
Skenë si ajo në telenovela ka qenë ngjarja që ka nodhur në...
Në muajin qershor spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifo...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme ...
Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të media...
Robbie Robertson, kitaristi dhe kompozitori i grupit kanad...
Pak kohë më parë, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, të njohur s...
Dy javë më parë u regjistrua një incident në koncertin e r...
Në ketë pikë të sezonit turistik shumë e rëndësishme për a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...