5 mënyra për të parandaluar pjekjen e tepërt të bananeve
Të gjithë e dimë se bananet kanë tendencë të piqen shumë s...

Mijëra metra thellësi në Oqeanin Paqësor ndodhen depozita të mëdha të mineraleve të nevojshme për kalimin në energji të ripërtëritshme.
Kompanitë e minierave janë të gatshme të mbledhin këtë thesar nënujor, të shpërndarë në një hapësirë më të madhe se gjysma e Shteteve të Bashkuara. Por nuk dihet shumë për ekosistemin në thellësinë e oqeanit dhe ndikimin që mund të kenë operacionet për nxjerrjen e mineraleve.
Këta gurë të zin përbëjnë disa nga mineralet më të rëndësishme në botë, përfshirë kobaltin, manganin dhe nikelin.
Kompania “Metalet” me bazë në Kanada i nxori ata nga shtrati i detit, në një thellësi prej rreth pesë mijë metrash.
Kompania ka qasje në rreth 1.6 miliardë tonë prej tyre, thotë shefi ekzekutiv Gerard Barron.
"Kjo është e mjafteshme për të ndërtuar 280 milionë bateri të mesme të automjeteve elektrike. Pra mjafton për të transformuar të gjitha makinat amerikane”, thotë ai.
Ndërsa bota po heq dorë nga lëndët djegëse fosile, kërkesat për metale po shtohen. Për përmbushjen e synimeve globale për klimën duhen afërisht 20 herë më shumë nikel dhe kobalt deri në vitin 2040, krahasur me sasinë që përdoret tani.
"Në qendër duhet të jetë furnizimi i sigurt me këto metale, por edhe minimizimi i pasojave tek planeti dhe ekosistemi”, thotë zoti Barron.
Sipas vlerësimeve ka më shumë metale si këto në shtratin e detit sesa në të gjitha rezervat në tokë.
Zoti Barron thotë se ato nxirren pa shfrytëzuar njerëzit, siç ndodh në minierat e kobaltit të prodhuesit kryesor në botë, Republika Demokratie e Kongos; apo rrafshimi i pyjeve tropikale në Indonezi, që shihet si furnizuesi kryesor i nikelit.
Por do të ketë pasoja mjedisore. Fundi i thellë i detit është një nga mjediset më ekstreme në botë, por edhe aty ka jetë.
"Jashtëzakonisht i ftohtë, i errët, presion shumë i lartë, padyshim deri në 5 mijë metra. Vlera shumë të ulëta të ushqimit… por çuditërisht, jeta ekziston”, thotë Adrian Glover nga muzeu i historisë së natyrës në Londër.
Ai udhëheq një grup që studion jetën në thellësi të mëdhah. Ai thotë se shumë specie është vështirë të identifikohen.
"Zbarkon në shtratin e detit dhe në pamje të parë, nuk të duket se ka shumë jetë atje. Sheh masat e krijuara, baltën. Vetëm përmes mikroskopit, e sheh se ka shumë biodiversitet”, thotë zoti Glover.
Ekipi i tij ka identifikuar më shumë se 5 mijë specie që nuk janë parë kurrë. Përshtatja e tyre në ekosistemin e oqeanit mbetet një e panjohur e madhe.
Enigmë mbetet edhe ndikimi që zhurma, drita dhe shtëllungat e baltës nga operacionet e minierave do të kishin në jetën e oqeanit.
Autoriteti Ndërkombëtar i shtratit të detit po punon për rregullimin e kësaj industrie të re. Zoti Glober dhe të tjerë po e këshillojnë atë mbi zonat që duhet të mbrohen.
"Është e ngjashme me peshkimin, ku përpiqesh të kuptosh se cilat zona duhen mbrojtur dhe ku mund të peshkosh, thotë ai.
Ndërkohë, grupet për mbrojtjen e mjedisit po bëjnë thirrje për një moratorium, së bashku me mbi 20 qeveri kombëtare dhe më shumë se 30 kompani të mëdha.
Por kompania “Metalet” planifikon aplikimin për fillimin e operacioneve në fund të vitit të ardhshëm, duke risjellë në qendër të vëmendjes polemikat mbi minierat në thellësinë e detit./ VOA
Të gjithë e dimë se bananet kanë tendencë të piqen shumë s...
Shpesh duken në imazhe me nuanca krejtësisht të ndrysh...
Kotelja jonë e bukur është një anëtare e çmuar dhe e b...
Një kafshë e egër është shfaqur për herë të parë në Parkun...
Për të pushuar mjaftueshëm, gjumi juaj sugjerohet që t...
Përtej atraksioneve të shumta turistike që vendi ynë zotër...
Grerëzë Dalek 2023 ka qenë viti i grerëzave, me 619 s...
Që nga 1 dhjetori, dhjetë më të pasurit në botë kanë së ba...
Gjumi është një element shumë i rëndësishëm në jetën e nje...
Shkencëtarët kanë zbuluar se nata e Vitit të Ri është nata...
Në mbyllje të vitit 2023 janë publikuar raportet për pasap...
Ndërsa festat e fundvitit afrohen dhe fryma festive po për...
Një ndër momentet më të bukura për Vitin e Ri është shkëmb...
Viti i Ri është një kohë për të reflektuar mbi vitin e kal...
Viti i ri 2024 po afron dhe bashkë me të edhe nevoja për t...
Me siguri shumë prej nesh i kanë ndjekur të paktën njëherë...
Kudo që të jeni natën e 31 dhjetorit, festimet për Vitin e...
Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga ndarja përfundimtare me ...
Pas disa viteve rënie të shkaktuar nga pandemia, sekto...
Një pjesë juaja mund të mos e kenë gjetur dashurinë e jetë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...