Aty ku muzika "përqafon" traditën/ Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve Popullore rikthehet në edicionin e 12-të
Në këtë fundjavë, në juglindje ka startuar edicioni i 12-t...

Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel të këtij viti në fizikë për punën e tyre në teknologjinë kuantike që ka përdorime të rëndësishme në disa fusha.
Francezi Alain Aspect, amerikani John F. Clauser dhe austriaku Anton Zeilinger u nderuan nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për zbulimin e mënyrës se si grimcat e njohura si fotone mund të lidhen, ose ndërveprojnë me njëra-tjetrën edhe kur janë shumë larg njëra-tjetrës.
"Shkenca e informacionit kuantik është një fushë e gjallë dhe në zhvillim të shpejtë," tha Eva Olsson, anëtare e komitetit të çmimit Nobel.
"Ajo përdoret gjerësisht edhe në fusha të tilla si transferimi i sigurt i informacionit, llogaritja kuantike dhe teknologjia e sensorëve."
"Origjina e saj i ka rrënjët tek mekanika kuantike," tha ajo. "Parashikimet e lidhura me të, i hapin dyert një bote të re dhe transformojnë vetë themelet e mënyrës se si interpretojmë matjet."
Duke folur me telefon në një konferencë shtypi pas njoftimit, profesori i Universitetit të Vjenës, 77 vjeçari Zeilinger tha se ishte emocionuar kur mësoi se kishte marrë çmimin.
Tre fizikanët Clauser, Aspect dhe Zeilinger shpesh trajtojnë probleme që në pamje të parë duket të jenë shumë larg shqetësimeve të përditshme - grimcat e vogla dhe misteret e mëdha të hapësirës dhe kohës – por puna e tyre kërkimore hedh bazat për shumë përdorime praktike të shkencës.
Komiteti Nobel tha se 79 vjeçari Clauser zhvilloi teoritë kuantike të paraqitura për herë të parë në vitet 1960 në një eksperiment praktik. 75 vjeçari Aspect arriti të mbyllte një hendek në ato teori, ndërsa prof. Zeilinger demonstroi një dukuri të quajtur teleportim kuantik që lejon në mënyrë efektive transmetimin e informacionit në distanca të gjata.
"Përmes ndërthurjes, mund të zhvendosësh të gjithë informacionin që bartet nga një objekt në një vend tjetër ku objekti si të thuash, riformohet," tha prof. Zeilinger. Ai shton se kjo funksionon vetëm për grimcat e vogla.
Ai tha se kur filloi kërkimet e tij, eksperimentet ishin "plotësisht filozofike pa ndonjë përdorim apo zbatim të mundshëm praktik."
Që atëherë, puna e laureatëve është përdorur për të zhvilluar fushat e kompjuterëve kuantikë, rrjeteve kuantike dhe komunikimit të sigurt të koduar kuantik.
Java e shpalljes së çmimeve Nobel filloi të hënën kur shkencëtari suedez Svante Paabo u nderua me çmimin në fushën e mjekësisë për punën e tij në zbulimin e sekreteve të ADN-së së Neandertalit që sjell njohuri jetike për sistemin tonë imunitar.
Të mërkurën shpallet çmimi për kiminë dhe të enjten ai për letërsinë. Çmimi Nobel për Paqe 2022 shpallet të premten dhe çmimi në fushën e ekonomisë më 10 tetor./ VOA
Në këtë fundjavë, në juglindje ka startuar edicioni i 12-t...
Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Sa...
Sot jetojmë në një shoqëri pluraliste me shumë perspektiva...
Sot në botë të ndikuar nga tradita, feja dhe orientime sek...
Më 15 prill 1945, ushtarët aleatë të kombinuar nga forcat ...
Është ndarë nga jeta, balerina e parë e Teatrit të Ope...
Një tjetër sukses për krijimtarinë e poetes shqiptare ...
Aktori i njohur i humorit, Behar Mera, është një ndër akto...
Dushqet kanë luajtur një rol të madh në historinë njerëzore,...
Në mjediset e bibliotekës së françeskanëve “At Gjergj ...
Higjiena është një nga gjërat më të rëndësishme për t'u ku...
Politika ka dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga ...
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...
Projektligji për ndalimin e transmetimit të filmave shqipt...
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se injoranca në d...
Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Aj...
Konsolidimi i institucioneve të shtetit shqiptar shtro...
Dizdarin si kompozitor e kam njohur qysh fëmijë. Limoz...
Mjeshtri i madh i violinës, Hetem Qerimaj, është ndarë...
Këtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...