I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, për herë të parë u vendos në skenë një muzikal i përmasave të mëdha. “Katedralja”, e frymëzuar nga vepra monumentale “Katedralja e Parisit” e Viktor Hygoit, solli për publikun korçar një spektakël që ndërthur aktrimin, vokalin dhe koreografinë.
Emra të njohur të skenës shqiptare si Gerald Murrja, Amri Hasanlliu, Arsi Bako, Mateus Frroku, Donald Shehu, mes të tjerëve, interpretuan artistikisht veprën romantike me famë botërore, duke u duartrokitur gjatë nga publiku.
Regjisori Xhuliano Brisku u shpreh se ky projekt ishte një guxim i madh artistik, i cili u kurorëzua me sukses në skenën e Korçës. Sipas tij, vepra ka shumë të përbashkëta me qytetin, duke e cilësuar Korçën si “Parisi i Vogël”, çka e bënte edhe më domethënëse vendosjen e këtij muzikalit pikërisht këtu.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e teatrit të Korçës, si aktor. Ishte një çmenduri shumë e madhe që të vendosje në skenë, një guxim që u finalizua sot. Jam shumë i emocionuar sepse kjo është një kryevepër botërore dhe një sfidë e madhe për të gjithë. Katedralja e Parisit dhe Katedralja e Korçës kanë shumë të përbashkëta. Korça është Parisi i Vogël dhe pse të mos e sillnim këtë vepër në Korçë”, tha regjisori.
Tenori Gerald Murrja theksoi se bëhet fjalë për muzikalin e parë të vënë në skenë në teatrin e Korçës, ndërsa e cilësoi eksperiencën si një sfidë të veçantë profesionale, sidomos për shkak të kalimit nga opera te gjinia e muzikalit. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes artistëve nga qytete të ndryshme të vendit.
“Besoj se në Korçë është muzikali i parë që vendoset në teatër. Kishte goxha ovacione, njerëzit na pritën shumë mirë. Për mua është një sfidë shumë e madhe sepse jam solist në TOB. Ka qenë pak e vështirë sepse në opera nuk duhen mikrofonat, kurse në gjininë e muzikalit po. Fat i madh që ne punojmë me aktorë dhe me këngëtarë shumë të mirë duke lidhur disa qytete si Shkodra, Dibra, Tirana”, u shpreh tenori.
Këngëtarja Arsi Bako e cilësoi këtë rol si një eksperiencë ndryshe dhe sfiduese, ku për herë të parë ndërthurte aktrimin, këndimin dhe kërcimin, ndërsa u shpreh se ky interpretim do të mbetet një moment i rëndësishëm në karrierën e saj.
“Ka qenë një eksperiencë ndryshe nga ç'kam bërë deri tani. Të bashkoja aktrimin me këndimin dhe kërcimin ka qenë një sfidë. Mendoj që është pritur shumë mirë dhe ndihem shumë e lumtur me këtë rol. Do ngelet gjatë në karrierën time”, tha këngëtarja.
Ndërkohë, aktori Amri Hasanlliu, në rolin e Kuazimodos, e përshkroi muzikalin si një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij, veçanërisht për shkak të kërkesave vokale dhe fizike të personazhit, por vlerësoi reagimin pozitiv dhe duartrokitjet e publikut.
“Pak i lodhur, por në përgjithësi doli mirë. Një emocion, sfidë shumë e madhe, mesin e kam copë, por nuk jam i vetmi personazh kryesor. Pa Esmeraldën nuk do të kishim as Kuazimodon, as priftin, as kapitenin. Nga duartrokitjet e publikut m'u duk mirë. Ishte goxha e vështirë për vokalin pasi pozicioni i Kuazimodos ishte i vështirë. Ishte roli më i vështirë që kam pasur ndonjëherë në një muzikal”, tha aktori.
“Katedralja” shënon një hap të rëndësishëm për jetën artistike të qytetit të Korçës, duke sjellë për herë të parë në këtë skenë një muzikal të përmasave ndërkombëtare dhe duke zgjeruar më tej ofertën kulturore për publikun./CNA
Kulla e Turanit, një prej fortifikimeve me vlerë të të...
Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë DRT...
Nënë Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si fillestare në Indi...
Përfundon me sukses ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën M...
Sot është një nga monumentet simbol të qytetit të cilën ve...
Hamami ishte një element kyç i kulturës osmane, i cili pas...
Monumenet e Periudhës Bizantine janë tregues të qartë të r...
Termat romake ishin hapësira shoqërore popullore, të gjend...
Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëta...
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...
Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...
Bazilika e Arapajt daton në Shek.V Pas Krishtit dhe shënon...
Në Amfiteatrin e Durrësit, pas ndërprerjes së lojërave shë...
Kisha që mban emrin e një Shenjti si Shna Ndou, është një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 10...
Pesë shekuj më parë, kur anglezi William Shakespeare e tra...
Në Kepin e Rodonit, përveçse të shijosh natyrën e virgjër ...
Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Kor...
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...