Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Hamami ishte një element kyç i kulturës osmane, i cili pasqyronte në mënyrë të qartë filozofinë dhe fenë e perandorisë, si një simbol i përkushtimit ndaj pastërtisë. Në Shqipëri, hamamet u ndërtuan nga shek. XVI deri në shek.XIX. Hamami i Durrësit, i ndërtuar në shek.XVIII, përfaqëson një nga dhjetë hamamet në vend që kanë mbijetuar nga periudha osmane.
Në juglindje të qytetit mesjetar, pranë bulevardit Epidamn, hamami gjendet disa qindra metra larg termave të lashta romake. Edhe pse i restauruar në vitet 1980, hamami nuk ka qenë i hapur për vizitorët për një periudhë të gjatë.
Osmanët ngritën xhami, pazare dhe hamame në lagjet e çdo qyteti, në të gjithë perandorinë e tyre. Arkitektët osmanë ishin të përpiktë e të vëmendshëm ndaj çdo detaji në projektimin e strukturave që mbështesnin ritualin e pastërtisë, duke kërkuar pastrim të plotë përpara faljes. Për të krijuar hamamet, ata shkrinë strukturën dhe funksionin e banjave të hershme romake me traditën osmane të banjos me avull. Është interesante që pishinat nuk përbënin një element të hamameve osmane pasi uji që nuk rrjedh konsiderohej i papastër sipas filozofisë islame.
Ndryshe nga banjat greko-romake që ishin ndërtesa publike, hamamet osmane shpesh ishin zgjerime të xhamive, vetë pjesë të komplekseve më të mëdha që funksiononin si vende për falje por edhe qendra sociale.
Hamami i Durrësit, si hamamet e tjerë të stilit osman, përmban një sërë dhomash që rradhiten sipas një sekuence të caktuar. Fillimisht, vizitorët hynin në dhomën e zhveshjes me zbukurime të detajuara përpara se të kalonin në dhomën e ftohtë dhe me pas të ngrohtën, duke mbërritur në fund, në dhomën e nxehtë.
Dhoma e nxehtë, e përdorur për banja me avull dhe masazhe, kishte një kube të madhe me dritare të vogla xhami që siguronin ndriçim të butë dhe lejonin daljen e avullit, si dhe një gur të madh mermeri të nxehtë, që përdorej për t'u shtrirë. Tavanet ishin të ndërtuar në formë kubeje edhe për të evokuar qiellin. Dhomat e ngrohura përdorën sistemin romak të ngrohjes me hipokaust, për të mbajtur dyshemetë të ngrohta. Një korridor lidhte dy dhomat, ndërsa një kthinë e pajisur me stol përdorej nga tellak-u, apo kujdestari i të gjithë procesit.
Në periudhën osmane, hamamet luanin një rol kyç në jetën e përditshme. Një qytetar i devotshëm mysliman duhej të pastrohej në hamam të paktën tri herë në javë para faljes.
Pastrimi ndahej në dy lloje: gusli ose larja e të gjithë trupit dhe abdesi, pastrimi i fytyrës, duarve dhe këmbëve.
Hamamet shpesh ndërtoheshin për të akomoduar të dyja gjinitë, me orare të veçanta për burrat dhe gratë. Përgjithësisht, gratë kishin akses të kufizuar në këto hapësira publike; shpesh, mund t'i frekuentonin ato vetëm të enjteve. Megjithatë, hamamet luajtën një rol revolucionar në jetën sociale të grave, duke u ofruar atyre një mundësi të rrallë për t’u shoqëruar me njëra-tjetrën në mjedise publike, ndonëse të ndara nga burrat. Por, në fundin e Shek.XIX dhe fillimin e Shek.XX, pati një rënie në përdorshmërinë e hamameve publike, pasi shtresa e pasur e popullësisë instaluan pajisje private brenda shtëpive të tyre.
Hamami ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Pjesa qendrore e objektit është realizuar me kupolë, ndërsa pjesa tjetër që është më e ulët është realizuar me harqe guri. Ndriçimi është realizuar nëpërmjet hapësirave të vogla me kupolë me përmasa 15x15cm. Ngrohja e ambjenteve bëhej nëpërmjet kazanëve të bakrit, ku avulli qarkullonte nëpërmjet tubave prej qeramike.
Ju ftojmë të shihni videon e është realizuar në kuadër të projektit “Eja dhe njih qytetin tim” i mbështetur nga Bashkia Durrës. /CNA
View this post on Instagram
Monumenet e Periudhës Bizantine janë tregues të qartë të r...
Termat romake ishin hapësira shoqërore popullore, të gjend...
Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëta...
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...
Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...
Bazilika e Arapajt daton në Shek.V Pas Krishtit dhe shënon...
Në Amfiteatrin e Durrësit, pas ndërprerjes së lojërave shë...
Kisha që mban emrin e një Shenjti si Shna Ndou, është një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 10...
Pesë shekuj më parë, kur anglezi William Shakespeare e tra...
Në Kepin e Rodonit, përveçse të shijosh natyrën e virgjër ...
Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Kor...
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Kalaja e Ishmit është një ndër kalatë e rëndësishme të Shq...
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në sk...
Të qeshura dhe tinguj muzike pushtuan skenën e teatrit Mig...
Një kapitull i çmuar i historisë së Korçës del në dritë pë...
Në qytetin e Korçës është vendosur një monument që ka ring...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...