Rikthim i gjallërisë së ngjyrave/ Përfundon ndërhyrja restauruese e ikonës së Shën Mëhillit
Përfundon me sukses ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën M...

Nënë Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si fillestare në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. Ajo jetoi si murgeshë dhe mësuese në Kalkuta, në urdhërin katolik Loreto, i cili i kushtohej arsimit dhe punës misionare në Indi. Kalkuta ishte e mbipopulluar, shërbimet shtetërore ishin të mbingarkuara dhe sistemi shëndetësor pothuajse inekzistent.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe, pas rreth 200 vjetësh sundimi kolonial, India përballej me sfida të mëdha. Në vend kishte trazira, mijëra njerëz humbën jetën në incidente të dhunshme.
Në këtë kaos na çon filmi "Tereza - Një jetë mes dritës dhe hijes", pa zbukurime estetike, në një qytet me zhurma, ngushtësi dhe dyndje njerëzish.
Tereza, e lindur në vitin 1910 si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkupin e sotëm, shfaqet aty si një grua, që misionin e saj e kërkon mes rrënojave dhe vështirësive. Gjatë një udhëtimi me tren ajo duhet të ketë përjetuar "vokacionin e saj": jo për të jetuar më vetëm për Zotin, por në mes të më varfërve ndër të varfërit.
Një grua që rebelohet kundër kishës së saj
Filmi tregon Terezën (të luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga Noomi Rapace) jo si një figurë të mbinatyrshme të dritës, por si një grua që përplaset me kishën e saj.
Sepse projekti i saj ishte revolucionar: të linte manastirin, të themelonte urdhërin e saj, të zhvendosej në mes të lagjeve të varfëra, të ndihmonte njerëzit e sëmurë dhe ata që po vdisnin - si një murgeshë urdhëri jashtë urdhërit. Kisha e frenoi, sepse dëshira e Terezës nënkuptonte largim nga traditat e vjetra dhe mosbindje. Por ajo mbeti kokëfortë. Vetëm në vitin 1948 Vatikani u dorëzua dhe në vitin 1950 ajo themeloi më në fund urdhërin global të "Misionareve të Bamirësisë".
I pasur nga ana vizuale, por i kursyer nga ana gjuhësore, i shoqëruar nga kitarat elektrike, filmi tregon lagjet e varfëra të Kalkutës me njerëz të vrarë nga varfëria dhe sëmundjet, botën ideale të shkollës së vajzave, ku nxënëset veshin fustane rozë dhe dhomat spartane të murgeshave në muret e manastirit, ku Tereza drejtonte me autoritet si nënë superiore.
Filmi i qaset Terezës në mënyrë kritike, por me respekt, kështu që disa polemika lihen më tepër të nënkuptohen. Në një skenë të qetë ajo pyet veten, nëse angazhimi i saj vjen vërtet nga bamirësia e pastër apo vaniteti, një moment që e lë shkurtimisht mënjanë mitin dhe tregon një Terezë, që pyet veten. Më vonë ajo diskuton me priftin, që drejton manastirin, në lidhje me abortin. Ai i kujton asaj që të mos i gjykojë gratë, por të marrë parasysh arsyet, që i shtyjnë gratë të ndërmarrin këtë hap. Dhe befas lind pyetja: nëse të kuptuarit e tjetrit lejon edhe kundërshtimin ndaj institucionit të kishës, që dënon abortin./dw
Përfundon me sukses ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën M...
Sot është një nga monumentet simbol të qytetit të cilën ve...
Hamami ishte një element kyç i kulturës osmane, i cili pas...
Monumenet e Periudhës Bizantine janë tregues të qartë të r...
Termat romake ishin hapësira shoqërore popullore, të gjend...
Në qytetin e Korçës ka nisur Konkursi i Tretë Mbarëkombëta...
Lou Deleuze nga Franca u kurorëzua fituese në votimin e ju...
Pusi i Tophanës është një monument që i përket shekullit t...
Bazilika e Arapajt daton në Shek.V Pas Krishtit dhe shënon...
Në Amfiteatrin e Durrësit, pas ndërprerjes së lojërave shë...
Kisha që mban emrin e një Shenjti si Shna Ndou, është një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 10...
Pesë shekuj më parë, kur anglezi William Shakespeare e tra...
Në Kepin e Rodonit, përveçse të shijosh natyrën e virgjër ...
Në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” në Kor...
Monumenti më i rëndësishëm i qytetit është amfiteatri, zbu...
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë dhe një...
Kalaja e Ishmit është një ndër kalatë e rëndësishme të Shq...
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në sk...
Të qeshura dhe tinguj muzike pushtuan skenën e teatrit Mig...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...