web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet motivi i sherrit/ Të rinjtë në Korçë u konfliktuan fizikisht edhe më parë

9 Tetor 2023, 13:34, Kronika CNA

Zbardhet motivi i sherrit/ Të rinjtë në Korçë u

Zbardhet motivi i sherrit midis të miturve në Korçë, ku mbeti i plagosur rëndë një 14-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije për CNA se 1 ditë para ngjarjes së djeshme, ka pasur një tjetër konflikt mes personave të përfshirë në sherr.

Sipas të dhënave, dy minorenë janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre.

Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime. Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni "i goditur" në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër.

Sa i përket të plagosurit 14-vjeçar, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ajo çka thuhet nga policia është se minoreni nuk ka asnjë lidhje me dy të tjerët që kanë pasur konfliktin mes tyre.

Ai ka shkuar me pjesën tjetër të grupit shoqëror, pa pasur drejtpërdrejt lidhje me personat kryesorë të këtij konflikti.

Ende nuk ka të ndaluar apo të arrestuar mbi ngjarjen, ndërsa dhjetëra të shoqëruar ndodhen në komisariat. Pritet në vijim vendimi që do të merret nga prokuroria dhe policia./ CNA





Lajmet e fundit nga