
Policia e Shtetit ka zbardhur operacionin e arrestimit të Ramazan Rrajës, nipit të deputetit Rrahman Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Blutë njoftojnë se ai u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje.
Sipas policisë, 30-vjeçari që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës - Lezhë - Tiranë”.
Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, Ramazan Rraja shoqërohej me Louis Konomin, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.
“Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht fshihej në zonën e Krujës.
Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar R. Rr., 30 vjeç.
Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në njftimin e policisë./ CNA.al
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar detaje n...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmj...
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartë...
Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraj...
GJKKO ka dhënë dënimin për të akuzuarit e vrasjes së G...
Gjykata e Fermos në Itali ka liruar nga burgu ish-krye...
Tentoi të fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform...
Policia e Korçës në një njoftim zyrtar ka trumbetuar n...
Instituti i Statistikave, bazuar në të dhënat e tij, bën m...
Detaje të reja kanë dalë rreth ngjarjes në Shëngjin. V...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku ka pasu...
Automjeti i shtetasit L.F. është përfshirë nga flakët gjat...
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, p...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos një sas...
Dan Hutra, autori i masakrës së 1 marsit nuk është pen...
Dan Hutra, autori i masakrës me tre viktima dhe tre të...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:10 të ditës së s...
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ...
Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e PD-së se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...