Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë po vijon gjykimi për trafikimin e makinave nga Kosova në Shqipëri dhe ka dërguar për gjykim 7 persona.
SPAK ka kërkuar 8 vite burg për Selaudin Shahinin. Ndriçim Shahini i dënuar me 11 vite burg, i konvertuar në gjykim të shkurtuar në 7 vite e 4 muaj burg.
Ervis Cara i dënuar me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, Endi Ahmetaj i dënuar me 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, Vojsava Doda e dënuar me 9 vite burg të konvertuara në 6 vite burg, Aurel Shatri i dënuar me 8 vite burg i konvertuar në 5 vite e 4 muaj burg dhe Fatri Braha, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg i kokonvertuar në një vit burg.
Njoftimi i SPAK-ut:
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, po vazhdon gjykimi në lidhje me procedimin penal nr. 40 të vitit 2022 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve: Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha.
Në seancën gjyqësore të datës 18.04.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar është kërkuar midis të tjerash:
1.Deklarimi fajtor i të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a/2, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Selaudin Shahini me 8 (tetë) vjet burgim.
2.Deklarimi fajtor i të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ndriçim Shahini me 7 (shtatë) vjet e 4(katër) muaj burgim.
3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ervis Cara me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.
4.Deklarimi fajtor i të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Endi Ahmetaj me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.
5.Deklarimi fajtor i të pandehurës Vojsava Doda për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i saj me 9 (nëntë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurës Vojsava Doda me 6 (gjashtë) vjet burgim.
6.Deklarimi fajtor i të pandehurit Aurel Shatri për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Aurel Shatri me 5 (pesë) vjet e 4(katër) muaj burgim.
7. Deklarimi fajtor të të pandehurit Fatri Braha për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni, si dhe nenit 50 gërma “a” të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të të pandehurit Fatri Braha me 1 (një) vit burgim.
8.Në lidhje me vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurit Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda dhe Aurel Shatri është kërkuar që ai të kryhet në në burg të sigurisë së lartë.
9.Në lidhje me vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurin Fatri Braha është kërkuar që të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
10.Gjithashtu është kërkuar konfiskimi i një autoveturë të markës Mercedes-Benz, një varëse qafe me zinxhir të trashë material serm, një orë dore me zinxhir e markës Rolex, 5820 lekë, 800 euro dhe 6 telefona celularë të markave dhe llojeve të ndryshme.
Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosuranë to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.
Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.
Nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shtyrë seanca gjyqësore për më datë 28 prill 2023 për dhënien e konkluzioneve përfundimtare nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, p...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos një sas...
Dan Hutra, autori i masakrës së 1 marsit nuk është pen...
Dan Hutra, autori i masakrës me tre viktima dhe tre të...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:10 të ditës së s...
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ...
Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e PD-së se ...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen numër 1, në Librazhd, dys...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banesës së Mehme...
Leonard Thodhori i njohur si Koçole dhe Fatmir Sulovar...
Babai i Leonard Dukës, Mehmet Duka, ka dhënë dëshminë ...
Referuar ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj kanë...
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me tritol në nj...
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afë...
Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi ngjarjen e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën e ...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar takimin me 28-vjeça...
Zbardhet dëshmia e vajzës 28-vjeçare, që u mbajt pe...
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në zonën e ish-B...
Disa persona kanë organizuar gara shpejtësie në rrugën Tir...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...