Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Fatmir Mjeshtri, vëllait i autorit të krimit të rëndë në Klos, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka zbardhur ditën e sotme dinamikën e ngjarjes.
Fatmir Mjeshtri ka konfirmuar se “mollë sherri” ka qenë mbesa e tij 17-vjeçare. Ai rrëfen për "News 24" se me viktimat ishin ulur për të sqaruar ngacmimin e vajzës, ndërsa bën të ditur se autori kishte kërkuar që t’i merrnin vajzën për nuse.
Ai thekson se në një moment Fiqir Mjeshtri ishte acaruar nga shakatë e djemve dhe kur asnjëri nuk e priste, ai kishte nxjerrë armën e kishte qëlluar drejt tyre.
Dëshmia e vëllait të autorit:
Ose ta marri ta bëjnë nusen e vet, ose kam për ta vrarë. Unë se mora seriozisht, se ka qenë shumë i qetë. Më tha: Ke për t’ja thënë këtë gjë. “Do të vras çunin nëse s’më merr vajzën për nuse”, këtë ia thash që më tha vëllai. I thash: Lerë mo vëlla se punë kalamajsh. Më tha: Ka lënë çupa shkollën është në depresion. I kam thënë babait të vet: Ka për të ndodhur kjo gjë nëse nuk bëhet kjo gjë, do ta vrasë. Ikni mendohuni mirë në shtëpi, mblidhni dajat, xhaxhallarët, nënën dhe motrat dhe vendoseni. Kaq më ka thënë vëllai.
S’kam qejf që të ndodhë kjo ngjarje. Ka marrë djalin dhe erdhi prapë të nesërmen. Kërkoi takim me vëllain tjetër, Besnikun. U ulën në kafe. Aty erdhi dhe babai i djalit, Iliri. Diskutuam mbi 1 orë. E lamë që të bëhej gjëja më e mirë. Dhe vëllai, Fiqiriu ishte në kafe. I thamë: Na e lër ne këtë punë. Më pas u ngritëm dhe i thamë do e vendosim. Jemi ngritur. Kemi dalë. Ka dalë dhe Besniku. Ata kanë shkuar të bisedojnë. Kishin marrë dhe kushëririn e vet dhe ishin afruar prapë. Ne ikëm te një lokal të hanim drekë, me vëllain dhe nipin. Vëllai erdhi në shtëpi dhe tha: Më ka ngelur merak, do pyes gocën për nja dy gjëra. Po mirë i thashë, por mos e streso gocën se është fëmijë.
Në momentin kur kemi qenë duke ngrënë bukë e mori në telefon vëllain tim, Besnikun, Ilir Shira. I tha: Besnik eja dhe pimë një kafe. U vonuam 20 minuta dhe i thamë erdhëm se jemi pak larg. U ul vëllai Besniku, me vëllain tim, Fiqiriun dhe kushëririn e tyre, Ferit Shirën, kushëririn e tij. Po diskutonin të njëjtat gjëra, më mirë që ta marrësh nuse djali sesa të jemi në stres. Në këto momente isha në këmbë para lokalit, se ishte vëllai i madh atje. Më thotë baba i Shirës: Hajde, hajde se jemi në brendësi të muhabetit. Më thotë: I kemi zbardhur tabulatet dhe djali im nuk është aq fajtor sa e keni bërë ju, mos e bëni kaq tragjike. Nisi të më nxjerrë mesazhet ai. Këto mesazhe i ka shkruajtur vetë ai, sikur ishte goca. Këto mesazhe mund t’i zbardhë prokuroria. Ai tha: Goca juaj ka pasur lidhje dhe me një tjetër, Hasulën. A mund ta marrësh në telefon tha atë djalin? Po i thashë. Shira kërkon një kontakt me djalin tuaj.
Më pas ai erdhi ai me babain. Kur u takuan dy kushërinjtë nisën të talleshin dhe e morën me shaka. “Jo e ke takuar ti”, “Jo e kam takuar unë në parukeri”, “Merre ti për nuse”. Erdhi vëllai pastaj dhe nisi: Ore po talleni ju? Ata thane: Jo, nuk merr fund. U ngrit vëllai nga tavolina dhe u rrotullua. Menduam se prej stresit u ngrit të ikë, jo se ka pasur armë me vete. Se dinim, s’do e lija me vepruar. Bëri sikur iku 1 metër. Pastaj s’i kemi dhënë dum muhabetit. Bam e bam, por vetëm kriste arma dhe përplaseshin përtokë. Por unë nga frika ika me vrap. Besniku më guximtar, qëndroi pas se ngeli njëri prej tyre nga pas.
Besniku shkoi të ndihmonte një nga çunat që kërkonte ndihmë, ishte ai Hasula. Vëllai im frenoi në vend. Ai tha do i japim ndihmën e shpejtë, ta ndihmojmë ta çojmë në spital. Vëllai iku me vrap drejt shtëpisë. Kishte ardhur nga sipër katundit dhe ishte afruar afër shtëpisë. Na bëri thirrje policia, po ne këtu ishim. Më thanë policia më jep numrin e vëllait, Fiqiriut. I thashë, hajde dorëzohu. I folëm të gjitha, dorëzohu se burgu për burrat është. Njeriu i gjallë e ka aftësinë, bërë ato që bëre, s’bërë mirë, por e bëre./ B.A. – CNA.al
Policia ka vijuar "superoperacionet" e kapjes së druve...
Policia ka goditur 3 raste të tregtimit të mallrave të...
Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të vrasjes së dyfishtë n...
Rreth orës 13:00, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, a...
Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Klos, ku pas konflikt...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqi...
Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e djeshme në Klos, ...
Vëllezërit e autorit të masakrës së Klosit janë lënë të li...
Një grup i mirorganizuar kriminal që merrej me prodhim...
Një “shtëpi bari” është zbuluar në fshatin Bardhaj në Shko...
Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Llakatund të V...
3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lën...
Ngjarja e rëndë në Klos ka tronditur opinionin publik. Fiq...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se fat...
Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar masakrën e Klosi...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Sipas...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e r...
Policia ka dhënë versionin zyrtar për ngjarjen në Klos...
Policia ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me ngjar...
Mesditën e sotme, u raportua vrasja e një 17-vjeçari në Kl...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...