Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka qenë i ftuar Dorian Matlija, avokati i ish-drejtorit të "RTSH"-së, Thoma Gëllçi, i cili shpjegoi të gjithë elementet e dosjes së tij.
Sipas avokatit dhe dokumentave që ai paraqiti, Gëllçi ka evituar penalitete ndaj "RTSH"-së, duke shpëtuar 60 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka shpërdoruar detyrën, përkundrazi ka zbatuar ligjin.
Avokati tha se Gëllçi ka "shkelur në kallo" të dikujt dhe se vendimi nuk bazohet në ligj e nuk ka asnjë dëm ekonomik, ndaj vendimi i gjykatës është arbitrar.
Avokati e shpjegoi me dokumente se nuk ka pasur asnjë shkelje ligji dhe se nuk ka një dëm ekonomik, përkundrazi Gëllçi ka vepruar në interes të publikut.
Ja shpjegimi i plotë i çështjes:
"I kam kërkuar regjisë, të shfaqë disa dokumenta që të mos flasë avokati mbrojtës, por të flasin dokumentat.
Repeating Fast Radio Burst Detected From Far Away Dwarf GalaxyKeep Watching
Dikur pati një nevojë që kanali 'RTSH Jetë', të kthehej në 'RTSH Agro'. Ishte ministria e bujqësisë që kishte interes të fokusohej më shumë tek agrobiznesi. Kërkohej nga Ministria e Financës të jepej fond. Kishte xhirime të vështira, nëpër gërxhe, baltë, etj. Çeli fondin qeveria. Fondi është 100 milionë lekë dhe është dhënë në shtator 2018.

Kur u bë plani, doli urdhëri i prokurimit i datës 12 tetor. Ka një VKM që thotë nuk bëhen tendera pas 15 tetorit. U hap tenderi në 12 tetor, brenda afatit. Në këtë tender, dalin dy firma, EruoKontakt dhe TBS. Është krijuar një mit, që ai që ka ofertën më të lirë, e kanë skualifikuar pa të drejtë. Por, ajo ofertë është e parregullt. Në datën 20 dhjetor, Komisioni i Prokurimit Publik, thotë të mos pranohet ankesa e kësaj kompanisë. U ankua në gjykatë Administrative, firma që humbi tenderin. E humbën edhe në gjykatë. Pra, u saldua përfundimisht fakti që kjo kompani nuk kishte lidhje me këtë tender.
Me kaq mbyllet historia, miti në publik, që ka pasur vjedhje se ka diferenca në ofertë. Këtë nuk e ngriti prokuroria. Kjo është për të sqaruar mitin publik dhe komunikatën e parë që është bërë, edhe pse nuk ka dalë ndonjëherë në gjyq nga prokuroria.
Thoma Gëllçi, sapo u mbyll procedura e ankimimeve, ka shkuar në SHBA, sepse ishte shtetas amerikan. Ka dalë në 23 dhjetor dhe ka ardhur në 13 janar. Ai nuk ka qenë në institucion dhe e merr detyrën zv.drejtori i përgjithshëm, Martin Leka. Lidhet kontrata në 24 dhjetor. Me këtë fillon puna. Thomai ishte në SHBA. Punën e bënte zv.drejtori sipas statutit.
Kontrata, duket që afati është deri në 6 shkurt, të vinin të gjithë mallrat. Afati ndërpritet në 31 dhjetor, se buxheti i ka lekët deri në fund të vitit dhe pastaj digjen. Kontrata nis zbatimin sepse ishte brenda dhjetorit. Ka një urdhër të ngritjes së grupit të punës për të pranuar mallrat. Janë faturat për mallrat që erdhën. Në një moment të caktuar kur mbaroi buxheti, në 4 janar, Martin Leka, i shkruan Ministrisë së Financave, ju lutem na alokoni fondin sepse nuk e përballojmë dot, ndryshe rrezikojmë penalitete. Nuk i përgjigjet Ministria e Financave. Kthehet Gëllçi nga Amerika.
Në 1 shkurt, kompania që fitoi tenderin, sjell një kërkesë, të dorëzohen mallrat sepse mallrat ishin gati. Në 6 shkurt mbaronte afati. Mirëpo Thoma Gëllçi, i shkruan sërish Ministrisë së Financave, rrezikojmë penalitete po morëm mallrat dhe po nuk e paguam në kohë. I përgjigjet edhe kompanisë i thotë jemi në pritje të rialokimit të fondeve. Nëse brenda 6 shkurtit, nuk na vjen përgjigje nga ministria, do të vendosim afat tjetër. Në 7 shkurt kthen përgjigje Ministria dhe shkresa mbërrin në 11 shkurt në "RTSH". I thotë vijoni paguani, por lekët e plota do t'i marrësh kur të kemi paratë.
Çfarë do të bënte një drejtor i përgjithshëm në këtë situatë?
Thomai, pasi erdhi konfimimi nga Ministria e Financave, në 15 shkurt, bën një kontratë shtesë dhe thotë meqenëse kompania i kishte mallrat gati, po të kenë afat të dytë t'i dorëzosh. Kontrata thotë pagesat do të kryhen brenda 365 ditëve sepse nuk kishte garanci se kur do të vinin paratë, por Ministria e kishte konfirmuar se do t'i jepte. Pra, u bë afati më i gjatë që 'RTSH' të mos paguante penalitete. Doli më në fund akti normativ për të dhënë fondin, është 24 dhjetor 2019.
Sikur ta dinin specialistët që kjo punë do të vononte, prandaj i thanë vonoje një vit pagesën. Dhe qeveria ia dha me 10 muaj vonesë. Ka dhënë fiks 100 milionë lekë.
Nëse nuk do të bëhej kontrata shtesë, penalitetet do të ishin 5,909,380 lekë.
Prokuroria thotë pse ke bërë shtesë kontrate, sepse kjo bëhet për forcë madhore vetëm.
Vonesa dhe zgjatja e afatit bëhet në rastin e forcës madhore, ose në rrethana të tjera nëse është në interesin publik, sipas ligjit.
Nëse Autoriteti Kontraktor është dakord, zgjatja e afatit hyn në fuqi me një amendament. Pra, ligji thotë bëj një kontratë shtesë.
Këta e futën në burg pse ka shpëtuar 60 milionë lekë.
Nuk u ngrit kurrë pretendimi që Thomai të ketë përfituar vetë apo të kenë përfituar të tretë. As nuk ka bërë dëm, asgjë, përkundrazi ka shpëtuar 60 milionë lekë penalitete.
Ai dënohet. Pse u dënua Thoma Gëllçi? Të gjitha letrat nuk flasin kundër tij, por pro tij", deklaron Dorian Matlija.
Me sharrë hekuri prenë hekurat e dritares në qelinë e ...
Medita italiane kanë raportuar sot se tre shtetas shqi...
Tre persona me origjinë shqiptare janë arratisur nga b...
Një efektiv policie është përplasur mbrëmë në Durrës nga n...
Aksidenti Levan-Tepelenë ka një bilanc me dy viktima dh...
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë që ka ndo...
Dalin detaje nga aksidenti tragjik në aksin rrugor Lev...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në ...
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme rreth orës...
Dalin të tjera detaje nga kontrollet blic të Forcave R...
I shumëkërkuari Talo Çela si duket i ka shpëtuar sëris...
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona të...
Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të madhe të r...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos dhe rrëmujë në rru...
Pas rastit në Malësinë e Madhe, rrufeja ka goditur një...
Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për n...
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Malë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korr...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...