web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat ndaj biznesit/ Policia jep detaje

18 Mars 2025, 09:58, Kronika CNA

Të shtënat ndaj biznesit/ Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën "Pavarësia" ku është qëlluar me breshëri plumbash drejt një biznesi.

Sipas policisë, nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës Durrës – Tiranë, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga