web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg/ Kapet 46-vjeçari

14 Mars 2025, 10:10, Kronika CNA

I dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe futjen e sendeve

Kapet dhe ndalohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh" dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh" dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”./ CNA





Lajmet e fundit nga