web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident rrugor në Përmet/ Plagoset drejtuesi i automjetit

17 Mars 2025, 15:11, Kronika CNA

Aksident rrugor në Përmet/ Plagoset drejtuesi i automjetit

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Përmet-Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë. Automjeti i tipit "Mercedez-Benz" me targa AA491AB, me drejtues shtetasin Apostol Tase, 79 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy salto në ajër, duke përfunduar anës rrugës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është transportuar për në spital pasi ishte lënduar.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të moshuar./CNA





Lajmet e fundit nga