web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U vuri zjarrin 2 automjeteve të xhaxhait të tij/ Shpallet në kërkim 30-vjeçari

17 Mars 2025, 13:23, Kronika CNA

U vuri zjarrin 2 automjeteve të xhaxhait të tij/ Shpallet në

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij gjatë mesnatës së të hënës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet.

Mësohet se janë djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç. Forcat policore kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.   

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga