web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes dy familjeve/ Të shtëna me armë në Krujë

19 Qershor 2023, 20:20, Kronika CNA
Sherr mes dy familjeve/ Të shtëna me armë në Krujë
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh, në Krujë.

Blutë bëjnë me dije se dyqani i luleve është në pronësi të dy vëllezërve me iniciale D.Gj., dhe K.Gj..

Dy vëllezërit janë konfiktuar me sende të forta me shtetasit R.Rr., B.Rr., B.Rr., dhe A.Rr., (vëllezër). Këta të fundit, gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë, nga përdorimi i sendeve të forta, janë dëmtuar pronarët e dyqanit të luleve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga