Kërcënohet Presidenti i FSHF-së, Armand Duka/ Policia vë në pranga pesë persona në Durrës
Policia e Durrësit ka njoftuar pasditen e kësaj të sht...

Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.
Grupi “Çopja” futi euro e paund në Shqipëri me valixhe me rrota. Dy drejtorë policie në Elbasan e Tiranë u kapën për letrat e OFL-së. Nxorën Francin jo problematik
Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.
Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H.
Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik.
Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çka do sillte një detaj më shumë për të mos u ndjekur nga policia, përmes vajzës apo gruas së tij.
Nga analizimi i bisedave në “Sky” prokurorja Doloreza Musabelliu ka zbuluar se për të humbur çdo gjurmë mes tij dhe familjes, Talo Çela kishte përdorur një truk shumë domethënës, duke ndryshuar në Gjendjen Civile emrin e babait të vajzës nga “Talo” në “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.
Gjithçka ishte bërë false. Ndërkohë, nga ana tjetër, Talo Çela i thotë gruas që gjithçka nga pasuritë të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.
Hetimi ka provuar se në emër të vajzës së tij A.H është hapur një biznes në Tiranë i emërtuar “Perspectivë” me aktivitet shitjen e veshjeve të ndryshme të blera në Turqi dhe të tregtuara për një periudhë të paktën 1 vjeçare në një dyqan në rrugën “Kolombo” në Liqenin e Thatë në Tiranë.
Evidentohet se për ngritjen e këtij operatori ekonomik kanë dhënë ndihmë një çift bashkëshortësh, Nikoleta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Hoxha.
Gjithashtu, investime janë kryer në sektorin imobiliar duke blerë një apartament në qytetin e Sarandës me 32 mijë euro, shumë e cila dyshohet të jetë siguruar nga Talo Çela. Ky apartament i blerë nga Talo Çela në Sarandë rezulton të jetë regjistruar në mënyrë fiktive me emrin “Meri”.
Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës.
Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholl bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.
Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t'i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.
Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:
"…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…".
Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.
Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.
Tentativa e për*dhunimit të së miturës në Maliq, reagon ashpër Xhixho: Ulsi Manja urgjent në Kuvend dhe të përgjigjet se pse nuk është funksional regjistri i pedofilëve
Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.
“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”- i shkruan më tej ajo.
Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.
Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba.
Policia e Durrësit ka njoftuar pasditen e kësaj të sht...
Vëllezerit Aleksandër dhe Lulash Gecaj u arrestuan ditën e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Romë të Italisë. Sipas...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune ...
Policia e Beratit, identifikoi një nga autorët e përfshirë...
Rrëmbyen dhe kërcënuan 44-vjeçarin me iniciale B. Sh për ...
Policia ka arrestuar në Lezhë 28-vjeçarin me iniciale ...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodh...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen "Skenderbeg" në S...
Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasj...
Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e ndodhur pak min...
Pak minuta më parë ka ndodhur një vrasje në rrugën ‘Isuf S...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes...
Bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, n...
E rëndë në Maliq, 71-vjeçari me iniciale P.L. tenton t...
Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, a...
Ekstradohet nga Belgjika një 39-vjeçar që akuzohet se rret...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me inicia...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Gentja...
Ekstradohet drejt Gjermanisë shtetasi gjerman Z. O., 3...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...