Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë/ Nuk dihen ende shkaqet
Policia bën me dije se një 40-vjeçar është paraqitur në or...

Policia ka finalizuar operacionin “Led”, në kuadër të të cilit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Efektivët kanë vënë në pranga 63-vjeçarin I. G., si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu është vënë në pranga dhe një punonjës i OSHEE-së, i dyshuar se ka favorizuar këtë veprimtari duke mos vënë re lidhjen e paligjshme të energjisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar bimë kanabisi, panele elektrike apo llamba për ndriçim.
Njoftimi i policisë
Fier
Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”.
Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.
Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre .
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.
Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.
Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Policia bën me dije se një 40-vjeçar është paraqitur në or...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në orët e para të më...
Katër shqiptarë janë arrestuar dy ditë më parë në Bolzano ...
Mbremjen e së dielës, rreth orës 21:20, është paraqitur pë...
Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në n...
Media gjermane “Bild” ka ndarë detaje dhe pamje nga akside...
Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori...
Një vatër zjarri ka nisur këtë të diel në Lazarat. Nga fla...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhevdet Plakun i njohur...
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pas...
Policia e Elbasanit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 31-vjeçarin A. K., i ...
Policia e Dibrës ka vënë në pranga S. B. 32 vjeç, i cili i...
Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi lënde plasës...
Altin Arapaj u gjet i vrarë disa ditë më parë në një vresh...
Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena ka reaguar ...
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka reaguar për helmimin e f...
Raporthet se një fëmijë është paraqitur me shenja helmimi ...
Voltan e Jugert Xhani vëllezërit të cilët u arrestuan në k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...