Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Gjatë vitit 2022, në Shqipëri janë zbuluar disa sera me drogë dhe një laborator kokaine.
Operacionet në të cilat është kapur më shumë drogë në sera e laboratore janë ai i Bulqizës, Thumanës, Fierit dhe Beratit.
Operacioni i parë është ai "Thumana", që u zhvillua më 7 prill, nga ku dhe u zbuluan 10 sera me drogë, në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Për serat u arrestuan Klisman Lika, 32 vjeç nga fshati Gjorm i Kurbinit që u gjet duke punuar në sera dhe Qemal Ferhati, 68 vjeç nga fshati Shkozë-Bardhë.
I biri i këtij të fundit, Ardit Ferhati, 36 vjeç, banues në të njëjtin fshat, nuk u gjet në shtëpi dhe u shpall në kërkim.
Gjatë kontrollit në banesën e Ferhatit u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve, u asgjësuan me djegie fidanët e drogës dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe farat, raporton CNA.al.
Më 30 maj u zbulua një serë në Bulqizë, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’ të njësisë adiministrative të Martaneshit.
Në këtë serë ishin kultivuar 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa dhe për këtë u proceduan penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë me iniciale M.M. 61 vjeç dhe specialisti-roje mjedisi me iniciale N.D., 63 vjeç. Ata u akuzuan se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.
Një tjetër operacion u zhvillua në datën 10 dhjetor. Katër sera, me sipërfaqe nga 2 hektar secila ishin kthyer në kapanon droge në Berat.
Gjatë operacionit të koduar “Stuhia”, policia gjeti dhe sekuestroi brenda serave 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharjeje.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet ndaj disa efektivëve, ndërsa u shkarkua nga detyra rejtori i Policisë së Beratit, Etmond Tarkaj.
Një operacion i SPAK në bashkëpunim me DEA-n Amerikane dhe policinë malazeze u njoftua më 24 nëntor. Nga ky operacion u sekuestruan 430 kilogramë kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 milionë euro.
Kokaina kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine dhe ishte zbuluar në Portin e Tivarit në Malin e Zi në korrik të këtij viti dhe ishte mbajtur nën vëzhgim deri në nëntor, kur kishte mbërritur në një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Kokaina ishte e fshehur në pleh kimik dhe pritej që të ndahej në laboratorin e Fierit.
Për këtë operacion u vunë në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa një tjetër është në kërkim. Personat e arrestuar për këtë ngjarje janë Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Cervenaku, Enxhi Genci, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Ndërkohë, droga dyshohet se u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku./ B.A. - CNA.al
Festat e fundvitit kanë bërë që të ketë fluks lëvizjes...
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia pa...
2022-shi ka gjenë një vit i mbushur me ngjarje të rënda kr...
Që prej orës 8 të mbrëmjes së 9 gushtit, familjarët e Ervi...
Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetën tragjikisht, si p...
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Klo...
Tre persona janë proceduar penalisht në Sarandë, pasi janë...
Shtetasja me inicialet, L.S., 53 vjeçe, është arrestua...
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP El...
Një zjarr është regjistruar në një garazh në Elbasan. ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të ...
Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka nd...
Mëngjesin e sotëm në një pallat në ‘Rrugën e Elbasanit...
Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "arrest...
Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ekstradimin e bo...
Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen...
Policia ka arrestuar shtetasin Artur Likollari, pasi q...
Policia ka arrestuar dy 17-vjeçarë si dhe ka proceduar pen...
Erisa Fero, është 28-vjeçarja e cila u kap ditën e dje...
Zbardhen detaje të tjera lidhur me tritolin e vënë në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...