Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dosja hetimore e hapur nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe AMP-ja e Vlorës ka zbuluar një aktivitet kriminal ku në të del i përfshirë shefi i krimeve në policinë e qarkut dhe disa efektivë policie të kësaj drejtorie.
Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se përveç implikimit të shefit të krimeve, Alfred Kondit, në linjat e trafikimit të klandestinëve dhe kontrabandës së mallrave, ai është implikuar edhe në organizimin e pikave të basteve.
Hetimi i kryer nga zv/drejtuesi i prokurorisë Gjirokastër, Gazmend Frëngu, ka provuar se njeriu që zotëronte një pikë bastesh sportive ishte pikërisht djali i punonjësit të policisë, Alfred Kondi, shtetasi Juxhin Kondi që thirret shkurtimisht “Xhino”, shkruan Qyno në "Ora News".
Në pikën e bastit të “Xhinos” luanin jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe punonjës të policisë, kolegë të shefit të krimeve, Alfred Kondi.
Nga hetimi rezultoi se Kondi dhe agjenti Feim Onjea kanë shpërdoruar autoritetin e policisë, pasi kanë shkuar te kompania “Elka” dhe kanë marrë prej saj një arkë me 6 shishe verë të kuqe.
Nga përmbajtja e bisedave rezulton se Alfred Kondi në bashkëpunim me djalin e tij, Juxhin Kondi dhe disa persona të tjerë organizonin lotari sportive të palejuara, ku agjenti i policisë, Feim Onjea, që thirret “Miu” i dërgon "skedina" (të dhëna për ndeshjet me bastin për parashikimin për rezultatin së bashku me shumën që duhet vendosur), ndërsa shefi i krimeve Gjirokastër, Alfred Kondi, këto të dhëna ia dërgon djalit të tij, Juxhin.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dosjen penale ku rezulton se Feim Onjea ose “Miu”, në disa raste ka luajtur apo fituar shuma të konsiderueshme në lekë, në vlerat, sipas bisedave, 10 milionë apo 14 milionë.
Pjesë nga bisedat e zbardhura kur flitet për shuma parash të fituara si rezultat i vënies së basteve sportive.
“Po hëëë…”- i thotë shefi i krimeve, Alfred Kondi. Ndërsa Feimi ia kthen duke i shkruar: ”…o komandant, më fiku fare Bunemuthi 14 milionë lekë. Por jam mirë me ndeshjet…”.
“Ça thua… zjarr…?!”-ia kthen Alfred Kondi. Kurse Feim Onjea vijon t'i shkruajë: “…me rezultat, me në kokë tek gol, e mbaroi 2 me 0. Ja pyet Xhinon…”(bëhet fjalë për djalin e Alfred Kondit).
Kondi:…Kur mund të vijë Lika nesër…? Por Feim Onjea ia kthen se personi që ata kanë lënë takim në datën 13 Mars 2022, do i marë vetë në telefon. “…Ok…”-ia kthen Alfred Kokndi.
Ndërsa mënjëherë Feim Onjea i shkruan në “WhatsApp” duke i thënë: “…kapa 10 miljonë e gjysmë tani, tek Xhinua…”.
“Bravo…bravo, po hë…”-ia kthen shefi i krimeve Kondi.
“…bëra atë që të thashë…me rezultat në kokë… ta thashë dje që do ndryshoj stil…”- ia kthen agjenti i oporacionales në Policinë Gjirokastër, Feim Onjea.
“Hallall…”-i thotë Alfred Kondi.
Ndërsa në një bisedë tjetër të datës 14 shtator 2021 të zhvilluar në aplikacionin “WhatsApp”, agjenti i operacionales në policinë e Gjirokastrës, Feim Onjea, i shkruan shefit të krimeve, Alfred Kondi, si më poshtë vijon:
“…Ta gëzojë Baftjari, o komandant…më në fund e ula… më në fund e ula mirë helikopterin…Plasi dhe gjylja e madhe o komandant…”.
Kondi ia kthen: ”…më në fund, po shyqyr, po hëë…kështu ka lezet…”.
Feimi i thotë: ”…10 miljonë, i vura dhe +5 u bënë…”.
Kondi: ”…Po Duci, cop…suksese…?”.
Feimi: “…Lesht…”, …tani do kenë punë me mua…”.
Kondi: “…Bjeru…”.
Ndërkohë bisedat mes shefit të krimeve në Gjirokastër, Alfred Kondi, dhe agjentit të Operacionales, vijojnë lidhur me një rast të shfrytëzimit të bizneseve, pasi duhet të marrin pa paguar disa shishe verë të kuqe te kompania “Elka”.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, pasqyrohet një bisedë e zhvilluar në 13 korrik 2023, ku Alfred Kondi i shkruan Feim Onjeas si më poshtë vijon:
“…ore më duhet një kuti nga ato me 6 shishe verë të kuqe për një mik…ku të godasim…?
Feimi ia kthen: “…vetëm tek “ELKA…apo e do nga ato të shtrenjtat…”.
Kondi: “…Vetëm atje…!!…po ashtu ka lezet se i njohim ato…”.
Ndërsa agjenti Feim Onjea ia kthen si më poshtë duke e orientuar:”…tek Panua, në Granicë, thuaj shef Visit, se ja këput lirë ai atij…”. Kurse Alfred Kondi i thotë “Po…”.
Pas gati 1 muaj nga kjo bisedë sërisht shefi i krimeve Alfred Kondi në datën 17 Gusht 2023 e pyet agjentin Feim Onjea duke i thënë: ”…shiko sa është hekuri i nxehtë për ato verërat…kemi festa thuaj “ELKËS…”
Feimi ia kthen: ”…do vete nesër…”.
Alfredi: “…Ok, Ramadan…”. Gjithashtu në një bisedë tjetër të zhvilluar në 23 nëntor 2022 një tjetër punonjës policie siç është Xhevit Dine, bisedon me shefin e krimeve Alfred Kondi.
Polici Xhevit Dine i dergon SMS shefit të tij Alfred Kondi me përmbajtjen: ”…shiko sa është goli i Kanadasë…" dhe Alfred Kondi ja kthen "…2.37….". Në vijim Xhevit Dine i shkruan: "…Veri 40 mijë golit të kanadasë…" dhe Alfred Kondi ja kthen shkurtimisht "…ok…".
Nga këqyrja e internetit rezulton se në orën 20:00, të datës 22 nëntor 2022, është zhvilluar ndeshja e futbollit për Kupën e Botës (Belgjikë- Kanada).
Ndërkohë një ditë më pas në 23 nëntor 2022, ora 18:42 Xhevit Dine i dërgon SMS Alfred Kondit me përmbajtjen: "…
Ç’bëhet mo shef tani u kujtuan…" dhe Alfred Kondi ja kthen: "…po... hë mo c’bëre ti…", në vijim shtetasi Xhevit Dine i shkruan: "…Të shpresojmë te fisheku i fundit sa e kishte koficentin…?".
Dhe shefi i krimeve Gjirokastër Alfred Kondi ia kthen "…2.73…".
Në vijim Xhevit Dine i shkruan: "…Gol tre plus i portugezit dhe njësh katër plus i brazilit sa vente…?".
Nga këqyrja e internetit ka rezultuar se në orën 17:00, të datës 23 nëntor 2022, është zhvilluar ndeshja e futbollit për Kupën e Botës (Portugali – Gana), ndërsa në orën 20:00 të po kësaj date (Brazil – Serbi).
Ndërkohë në datën 26 nëntor 2022 polici Xhevit Dine i dërgon SMS shefit Alfred Kondi me përmbajtjen si më poshtë:
"…Hidhi dy plus Francë-Danimarkë dhe tre gola Argjentinë-Meksike, hidhi tridhjetë që të bëhen gjashtë. Ma konfirmo koefiçentin po deshe. Takohemi nesër për kafe….".
Alfred Kondi ia kthen: "…pjesa e parë apo…?", ndërsa Xhevit Dine i shkruan sërish: "…Francën pjesa e parë. Argjentinën tre plus ndeshja…" dhe shtetasi Alfred Kondi ja kthen shkurtimisht: "…ok…".
Nga këqyrja e internetit rezulton se në datën 26 nëntor 2022 është zhvilluar në orën 17:00 ndeshja e futbollit (Francë – Danimarkë), ndërsa në orën 20:00 të po kësaj date është zhvilluar ndeshja (Argjentinë – Meksikë).
Për këtë dosje penale është arrestuar dhe lënë në burg nga gjykata e Gjirokastrës, Alfred Kondi, nënkomisari Xhevit Dine, i cili është lënë në “arrest shtëpie”, agjenti Albano Rustemi, inspektori i Forcës Operaionale Feim Onjea, doganieri Bledar Mustafaraj dhe persona të tjerë.
Në Shkodër është zhvilluar një operacion policor për kapje...
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike,...
Njoftim i Policisë: Plagosën me mjet prerës (thikë) një ...
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e so...
Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit kët...
Një e moshuar ka ndërruar jetë në Memaliaj, në banesën...
Moti i keq me temperatura të ulëta ka përfshirë edhe qarku...
Në Qarkun e Korçës, gjatë natës reshjet kanë qenë në formë...
Mbrëmjen e djeshme vendi u përfshi nga kushtet e këqija at...
Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim ...
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar "Bad s...
Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Zja...
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ka shkaktuar pr...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin ditën e sotme...
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të...
Një automjet ka dalë nga rruga pasditen e sotme në fshatin...
Vendi është përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje nga res...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premtej...
Pas masakrës në Dobraç me 4 viktima, një rrjet qarkulloi v...
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë dëmtuar ça...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...