Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Një nga sagat më të përgjakshme të krimit në Shqipëri, ajo mes dy fiseve të njohura të Shkodrës, Bajri dhe Lici, ka nisur me një atentat dhe ka kulmuar me dhjetëra viktima, zhdukje dhe hakmarrje që zgjasin prej më shumë se një dekade.
Përplasja e fiseve Bajri-Lici ka shënuar një kapitull të errët në historinë e krimit në Shkodër, duke sjellë me dhjetëra viktima. Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat.
Gjithçka dyshohet se nisi në janar 2018, kur biznesmeni Lulzim Kulla me lidhje familjare me fisin Lici, u plagos në një atentat me eksploziv në motorin e tij. Shpërthimi i telekomanduar la të plagosur 8 persona, përfshirë vetë Kullën. Kjo ngjarje dyshohet se ka qenë zanafilla e një zinxhiri vrasjesh dhe hakmarrjesh që pasuan.
Vrasja e Mehdi Kavajës (18 qershor 2018)
Vetëm disa muaj pas atentatit, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, i njohur për riparimin e bravave të makinave. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq në vend. Vrasja dyshohet si një akt hakmarrjeje, por mbetet ende pa autor të identifikuar.
Ekzekutimi i çiftit Bërçana-Ndoci (15 korrik 2018)
Në një ngjarje që tronditi opinionin publik, u vranë me breshëri armësh Boran Bërçana, ish-polic, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci, teksa ndodheshin në makinën e tyre bashkë me fëmijën 3-vjeçar, që fatmirësisht shpëtoi. Bërçana dyshohej për lidhje me grupin Bajri dhe përfshirje në atentatin ndaj Lulzim Kullës. Vrasja dyshohet të jetë kryer nga grupi Lici si hakmarrje.
Vrasja e Fatbardh Licit (10 gusht 2018)
Vetëm pak javë pas vrasjes së çiftit, ekzekutohet Fatbardh Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtar i njohur i familjes. Vrasja dyshohet të jetë një kundërpërgjigje nga fisi Bajri për eliminimin e Bërçanës.
Zhdukja e nipit dhe dajës Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa (23 gusht 2018)
Dy persona me lidhje me fisin Lici, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, u zhdukën në mënyrë misterioze. Ata nuk janë gjetur ende dhe dyshohet se janë vrarë, si pjesë e përplasjes së grupeve.
Ekzekutimi i Arjan Ferracakut (1 shtator 2018)
Në zonën e Livadheve, u qëllua për vdekje Arjan Ferracaku, teksa po shëtiste me kalin e tij. Disa minuta para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Astrit Bilalin, një tjetër emër i përfshirë në dosjen “Bajri”.
Vrasja e Fatos Ferracakut (14 nëntor 2018)
Vetëm dy muaj pas kushëririt të tij, u vra Fatos Ferracaku, në mes të ditës, ndërsa shiste peshk në lagjen “Rus” të Shkodrës. Vrasjet e dy Ferracakëve konsiderohen të lidhura me luftën mes dy fiseve.
Ekzekutimi i Ferdinand Polisë (20 mars 2019)
Ferdinand Polia u vra me 20 plumba në një atentat që, sipas hetimeve, nuk lidhet me konfliktin Bajri-Lici, por me çështje kriminale në Itali.
Masakra ndaj Astrit dhe Brahim Bilalit (30 mars 2019)
Dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë në hyrje të shtëpisë së tyre me kallashnikovë. Ata ishin babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, boksier dhe anëtar i grupit Bajri, i arrestuar më vonë. Ngjarja u hetua si pjesë e përplasjes së grupeve.
Operacioni “Metamorfoza” (shtator 2019)
Pas valës së gjatë të krimeve, Policia dhe Prokuroria goditën grupin “Bajri”, duke arrestuar 12 persona në Shqipëri dhe në disa vende të BE-së. Ndër të arrestuarit ishin Astmer Bilali, Behar Bajri, dhe persona të tjerë me rekorde kriminale.
Vrasja e Endri Mustafës (2021)
Një tjetër atentat me prapavijë mafioze ndodhi në maj të 2021, kur u vra Endri Mustafa, i cili u tërhoq në kurth nga një 15-vjeçar. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ai pretendoi alibi. Hetimet mbetën të paqarta.
Masakra në Dobraç 4 të vrarë (30 tetor 2024)
Ngjarja më e rëndë e viteve të fundit ndodhi në lagjen Dobraç të Shkodrës. Në një atentat ndaj një automjeti në lëvizje, mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i Ibrahim Licit. Arlind Bushati, djali i një ish-kandidati për kryetar bashkie, Flutura Basha dhe Bashkim Basha, dy kalimtarë të pafajshëm që u përplasën nga makina e atentatit. Ibrahim Lici, që ndodhej në makinë, u plagos dhe arriti të largohej. Mbetet i shpallur në kërkim.
Goditja e SPAK, arrestimet në vitin 2025
Në shkurt 2025, SPAK identifikoi disa prej personave te përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Me vendim të GJKKO u ekzekutuan masat e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes. Ata akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje, grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve. Sipas SPAK, atentati ndaj Fatbardh Licit ishte një akt hakmarrjeje për vrasjen e Bërçanës dhe Ndocit, që Behar Bajri akuzonte Ibrahim Licit. Provat që ndihmuan hetimin përfshijnë edhe komunikimet në Sky ECC.
Atentati ndaj Erogen Brajoviç, 2 të vrarë (8 shtator 2025)
Ngjarja e fundit që dyshohet se është e lidhur me përplasjen mes Licëve dhe Bajrave është ajo e së hënës. Ragip Gila u prangos dhe u shpall në kërkim krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu. Dyshohet se Bregu siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për t’u realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Policia e Shkodrës zbuloi edhe bazën e tyre kriminale, ku fshihnin armatimet, dronë të shumtë, municione e maska të cilat rezultoi të jetë e një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia./ Shqiptarja.com
Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive analizoi aten...
Policia ka proceduar një 26-vjeçar dhe ka sekuestruar auto...
Posedonte, në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me tele...
Një zjarr ka rënë në një servis automjetesh në fshatin Hol...
Në vijim të veprimeve hetimore për atentatin e djeshëm në ...
Një operacion i fshehtë policor grek ka zbuluar një rrjet ...
Kjo foto tregon momentin kur Ragip Gila, autori i atentati...
Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në G...
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshë...
Njëri prej të plagosurve në atentatin e djeshëm në Shkodër...
Gazetarja Matilda Braho në një lidhje direkte për emisioni...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Opinion është...
Gazetari Merin Maçi për emisionin Opinion ka treguar më sh...
Gazetarja Emi Kalaja në një lidhje direkte me gazetarin Bl...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv d...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka dhënë d...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka dhënë detaje ...
Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve në aksin Krumë-Golaj...
Një aksident automobilistik është regjstruar pak minuta më...
Arrestohen 5 shtetas të tjerë në megaoperacionin për godit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...