
Policia e Durrësit ka finalizuar opracionin “Eurot”, në sajë të të cilin u kap pasditen e sotme një autobus me qindra mijëra euro para të padeklaruar dhe të fshehura.
Bluët bëjnë me dije se pas numërimit, kanë rezultuar se në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur 522 000 euro.
Përveç parave janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.
Gjithashtu është arrestuar 32-vjeçari E. Çela, pronar dhe drejtues i autobusit, si dhe shtetasit me iniciale D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Eurot”.
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”.
Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova - Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:
E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të licencuara", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave"./ B.A. - CNA.al
Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para nga operaci...
Ditën e sotme është kapur në portin e Durrësit një aut...
Dy ambiente të një banese, të përshtatura për përpunim dhe...
34-vjeçari Indrit Ndoj është gjetur i pajetë me plagë me a...
Indrit Ndoj, 34 vjeç, është qëlluar me armë dhe është ...
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakushe Visha”, Fushë-Kru...
Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar pas ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi aludimet se Lear Kur...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Familjarët ka...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ndarjen nga jeta ...
Marsel Korreshi është 32-vjeçari të cilit iu sekuestru...
Ditën e sotme është sekuestruar apartamenti me vlerë 2...
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur ditën...
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ag...
Lear Kurti, djali 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në rretha...
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, deklaroi në...
Artur Kurti, babai i djalit 32-vjeçar, i cili humbi jetët ...
Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është ndjekur dhe shoqë...
Një aksion për tjetërsimin e pronave është zhvilluar n...
Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...