Mjeti lundrues pëson defekt në det/ Shpëtohen 4 turistë
Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare kanë ...

Prokuroria e Kukësit ka dhënë masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja.
Më datat 7 mars, 24 janar dhe 26 janar të këtij viti, oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.
Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.
Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.
Sa më sipër, më datë 17.09.2024, prokurori i çështjes paraqiti kërkesën për caktimin e masave të sigurimit dhe ndaluese për personat e hetuar, konkretisht për 22 persona nën hetim për të cilët u vendos:
1. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’ ndaj Inspektor A. B. me detyrë turp shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
2. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
3. Të caktohet masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor B.C., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
4. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor F.A., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
5. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. Gj. me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
6. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. K., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
7. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj. L. me detyrë trup shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
8. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj.T., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
9. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor K.G., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurine Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
10. Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Z.A. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Policisë Kukës, në DVP Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
11. Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Inspektor A.H. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Pol. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
12. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor M. B. ish trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht trupë shërbimi trafiku urban dhe interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë;
13. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit” ndaj N/Komisar A.P. me detyrë Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Specialist Shërbimi Përgjegjës Turni në Seksionin e Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Kom. Pol. Rrugore Tiranë;
14. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj N/Komisar K.M. me detyrë ish-Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot- Morinë. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP. Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 135 dhe 248 të Kodit Penal;
15. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor N. P me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualish me detyrë Trupë Shërbimi për Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP. Lezhë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
16. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor I. P. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi Operacional (F. P) shqiponja/motorrist: Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe F.P. Shqiponja në DVP. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
17.Të caktohet masa e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për tu larguar jashtë vendit”, ndaj N/komisar Sh.Gj. ish-Specialist Shërbimi O. P.GJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal;
18. Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor A.S. me detyrë ish-trupë shërbimi dhe Informacioni, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi tek Grupi i Paisjeve Speciale në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”’;
19. Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj F.Xh. aktualisht i liruar nga strukturat e policisë së shtetit, në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e trupës së sherbimit në njësinë e sigurisë së autostradave Milot-Morinë, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
20. Të caktohet masa e sigurimit personale shtrenguese “detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhe “ndalimi per tu larguar jashte vendit”, ndaj G.D., punonjës policie, me detyrë aktual Shef i Seksionit të trafikut urban dhe interurban pranë Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P Elbasan, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
21.Të caktohet masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit”, ndaj A.N, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
22. Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj A. T., dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal./ CNA
Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare kanë ...
Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një sherr në rrug...
Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacioni...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Nikoliq të H...
Një 60-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën pasditen e sotme...
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e Sokol Idrizajt, shofer...
Dikur bashkëpunëtorë, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibe...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arr...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 11 vite burg, me gjykim të...
Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gj...
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzu...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia Rrug...
Biznesmeni i arrestuar, Pëllumb Gjoka, ka dërguar në Gjyka...
GJKKO ka lënë në burg shtetasin I.K., të dënuar me dy vite...
Një aksident është regjistruar këtë të diel në autostr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...