Kujdes/ Policia zbulon skemën mashtruese për vjedhjen e të dhënave në “WhatsApp”
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gj...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur në Roskovec, Fier, në datën 10.09.2024, ku humbën jetën dy shtetasit G.K. dhe L.K. dhe po kryhen hetime për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 të K.Penal.
Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K., E.K., E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.
Më datë 12.09.2024, për shtetasit A.K., E.K., E.K. dhe T.Z. u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesa për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Pas vlerësimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që u atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:
1. A.K., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;
2. E.K., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;
3. E.K., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;
4. T.Z., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;
5. Y.K., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;
6. I mituri në konflikt me ligjin E.H., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H., për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur./ CNA
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gj...
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzu...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia Rrug...
Biznesmeni i arrestuar, Pëllumb Gjoka, ka dërguar në Gjyka...
GJKKO ka lënë në burg shtetasin I.K., të dënuar me dy vite...
Një aksident është regjistruar këtë të diel në autostr...
Gjykata e Posaçme liroi këtë të diel nga burgu ish-she...
Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së dyfis...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të diel në dal...
Këtë të diel është esktraduar nga Italia 52-vjeçari me...
Policia ka nxjerrë detajet e para nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paradit...
Drejtuesi i Policisë Vendore Tonin Vocaj në një deklaratë ...
Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bash...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigu...
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka ven...
Policia ka vënë në pranga vëllain e kryebashkiakut të Poli...
Stuhia me reshje shiu dhe erërat e forta kanë përfshirë që...
Droni me drogë dhe telefona në burgun e Peqinit ka vën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...