web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen/ E pëson keq dibrani

9 Korrik 2022, 12:16, Kronika CNA

Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen/ E pëson

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

Sipas unifromave blu, në pranga ka rënë shtetasi G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale 'Vjedhja'.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga