Shpërdoroi detyrën/ AMP arreston punonjësin e policisë
Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në...

Tre persona janë vënë në pranga pasi kanë siguruar dokumente false për të dërguar drejt SHBA dhe Kanada shtetas të ndryshëm.
Dërgimi bëhej kundrejt shumave monetare prej 20 mijë deri në 35 mijë dollarësh.
Policia, gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.
Njoftimi i policisë
Goditet një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore.
Operacioni policor i koduar "Rrjeti", nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.
Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.
Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.
Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.
Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.
Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në...
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e siguris...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kuk...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Shko...
Forcat “Shqiponja” të policisë së Shkodrës janë kërcënuar ...
Dy të moshuar janë përplasur nga një makinë teksa po kalon...
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në...
Dy vëllezër janë arrestuar në Memaliaj, në kuadër të opera...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në doganën e Qafë-Thanë...
Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si re...
Policia ka shpallur në kërkim një avokate në Lushnjë, e dy...
Kishte kultivuar 137 bimë narkotike në pronë publike në fs...
Tre persona kanë rënë në pranga pasi tregtuan domate me ni...
Ndalohet nga forcat policore gardisti që kërcënoi një qyte...
Një person është vënë në pranga në Tropojë, me kërkesë të ...
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërk...
Një ngjarje jo e zakonshme është shënuar në zonën e Xhamll...
Një nga sagat më të përgjakshme të krimit në Shqipëri, ajo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...