web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja/ Vihet në pranga 54-vjeçarja në Kavajë

25 Korrik 2025, 08:57, Kronika CNA

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja/ Vihet në pranga

Një 54-vjeçare, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, është arrestuar në Kavajë.

Në pranga ka rënë V. B., 54 vjeçe, për të cilën gjykata spanjolle ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, e akuzuar për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

 

Njoftimi i policisë

Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.   

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje./ CNA





Lajmet e fundit nga