web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritol garazhit në Tiranë/ Dëme të shumta materiale

24 Korrik 2025, 08:12, Kronika CNA

Tritol garazhit në Tiranë/ Dëme të shumta materiale

Në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer lëndë plasëse e vendosur në garazhin në pronësi të 39-vjeçarit E. K.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e parkuara.

Efektivët kanë administruar pamjet filmike nga vendi i ngjarjes.

 

"Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga