web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Korçë/ Plagoset çifti i bashkëshortëve

23 Korrik 2025, 13:08, Kronika CNA

Aksident në Korçë/ Plagoset çifti i

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran. Një mjet ka dalë nga rruga, dhe kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere. Dy të dëmtuarit po nisen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka mbërritur edhe policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është dërguar me urgjencë në spital. S'dihet ende gjendja shëndetësore./ CNA





Lajmet e fundit nga