web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hidhet në erë automjeti në Sarandë/ I përkiste 31-vjeçarit të shpallur në kërkim

22 Korrik 2025, 07:19, Kronika CNA

Hidhet në erë automjeti në Sarandë/ I përkiste

Saranda vijon të tronditet nga ngjarjet kriminale.

Në mesnatë një automjet i parkuar u hodh në erë me eksploziv.

Automjeti rezulton në pronësi të 31-vjeçarit K. J., i shpallur në kërkim. 31-vjeçari akuzohet për “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas./ CNA





Lajmet e fundit nga