Hynë për t'u larë, në lagunën e Patokut/ Mbytet 16-vjeçari, shoku në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagunën...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Mësohet se një 26-vjeçare ka vrarë të atin dhe ngjarjen e ka paraqitur si aksidentale.
Mësohet se e reja e ka kryer krimin e rëndë përmes mbytjes me tel.
Njoftimi i Policisë Fier:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.
Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.
Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.
Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagunën...
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Sht...
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D...
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasve të shp...
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit...
Një 31-vjeçar është arrestuar dhe është proceduar penalish...
Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar bur...
Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në urën e Kardhi...
Rëndohet bilanci i aksidentit të një nate më parë në aksin...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Apartamentet”...
Prokuroria dhe policia e Fierit kanë finalizuar operacioni...
Në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer lëndë plasëse e ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në...
Forcat RENEA dhe Operacionalja e Vlorës kanë nisur një kon...
Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqipta...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën...
Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur me dhunë, një s...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e njoh...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran. Një m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...