Zhdukja e kokainës me “Bana King”/ 20 punonjësit e portit, në gjykatë: S’kemi dijeni ku shkuan
20 punonjësit e sigurisë portuale dhe kompanisë “Bana King...

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë seancës së sotme dëgjimore ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Taulant Tafa, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi, për një të dënuar me burgim të përjetshëm.
Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi masën pezullim nga detyra për 3 muaj me të drejtën e përfitimit të pagës minimale për magjistratin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte kërkuar procedim me masën “shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit Taulant Tafa.
Gjetjet e ILD-së
Nga analiza ligjore e fakteve të mbledhura gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Tafa, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte konkluduar në raportin hetimor, se nga ana e magjistratit janë konstatuar veprime/mosveprime të kryera në kundërshtim me ligjin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, të cilat kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë të uljes së dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin me burgim të përjetshëm Arben Grorit, si dhe cenimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cenimin e besimit të publikut te drejtësia.

Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit, magjistrati nuk u është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore.
Në analizën e vendimmarrjes 4-vjeçare të magjistratit (2017-2021), me objekt ulje dënimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku në 7 kërkesa nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm” janë respektuar kriteret formale ligjore.
Në përfundim të hetimeve Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte konkluduar se veprimet/mosveprimet e magjistratit Taulant Tafa, përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës dhe i kërkoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistratin për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “dh” dhe neni 102 pika 2 germat “b” , “c” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./CNA.al
20 punonjësit e sigurisë portuale dhe kompanisë “Bana King...
Një minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës pas...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e arrestime...
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali në Sh...
Zhdukja e arkave të bananeve me kokainë nga Porti i Durrës...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur një alarm, teksa ka fo...
Atentati në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Bril...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në bregdetin e j...
Të shumtë janë personazhet publike që kanë shprehur pu...
Ndalohet në Dibër me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ...
Avokati i Popullit ka inspektuar ambientet e burgut të...
23-vjeçari Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt...
Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe tok...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se sasia e drogës e zhdu...
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutua...
Një i dënuar është vetëvarur brenda qelisë së burgut t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me atentatin e...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e djeshme ku Dikl...
Pas mesazheve që publikoi një ditë më parë, ku tregoi miqë...
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...