web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Lidhja me Ervis Martinajn, kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjës

20 Mars 2024, 11:50, Kronika CNA

FOTO/ Lidhja me Ervis Martinajn, kush janë dy të arrestuarit për

Personat që janë në foto janë dy të arrestuarit për ekzekutimin e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës më 15 mars të këtij viti. 

Sipas policisë, njëri nga autorët e ngjarjes së rëndë është personi me tri identitete, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Raportohet se Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ndërkohë, Edison Haxhiu është shoqëruar për këtë ngjarje, pasi mjeti i tij rezulton se është përdorur nga Beqiraj. 

ITINERARI:

Autorët janë afruar te banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes së vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga hetimet ka rezultuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Makina tip "Golf" është në pronësi të Edison Haxhiut.

Sekuestrimet në banesën Beqaraj:

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI, e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzetenëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës së Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B.

Po kështu është gjetur një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPHONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG./CNA 





Lajmet e fundit nga