I dënuar me 20 vite burg/ Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës
Konfiskohen disa pasuri të paluajtshme që janë përfituar n...

Europol njoftoi të mërkurën goditjen e një rrjeti kriminal që vepronte si një bankë e nëndheshme, për të qarkulluar dhe pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës në shkallë të gjerë e nga krime të tjera të rënda. Goditja e rrjetit erdhi falë aktiviteteteve të agjensive ligjzbatuese në 6 vende të ndryshme, të mbështetura nga Europol-i, e veçanërisht nga rezultatet e dy hetimeve të rëndësishme të finalizuara kohë më parë me operacionet “Gorgon”, i realizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në Shqipëri dhe ai “Whitewall”, i realizuar në Spanjë, nga Guardia Civil. Europol-i bëri të ditur se të paktën 9 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 25 milionë euro në kriptovaluta, 35 mijë euro kesh dhe dokumente, telefona celularë , sende me vlerë ( ari, mallra luksi).
Operacioni “Gorgon” në Shqipëri
Operacioni në Shqipëri, i zhvilluar më 31 korrik, pati si objektiv goditjen e organizatës së vëllezërve nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja të dyshuar për një seri vrasjesh, tentative vrasjeje si dhe në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019. Nga 33 urdhëra arresti, 13 u ekzekutuan në vend ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër e personazheve kishin lënë prej kohësh Shqipërinë.
Në njoftimin e saj për rastin, Prokuroria e Posaçme, u përqëndrua te aktiviteti i vëllezërve, duke mbajtur të fshehur një fakt që e zbuloi komunikata e Europol-it në atë kohë.
Sipas organizatës europiane të sundimit të ligjit në operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme ishte “arrestuar një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.
Siç u mësua më pas, mes të arrestuarve ishin pronarët e një pike këmbimi valutor në qendër të Tiranës, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët dyshohen se ofronin shërbime financiare për organizatën e vëllezërve Çopja. Zbërthimet e aplikacioneve të koduara SKY/ECC, kanë zbuluar se Mici kishte lëvizur disa miliona euro të Franc Çopjes. Por në deklarimet për mediat, avokatët e të dy të arrestuarve kanë mohuar akuzat.
Në njoftimin e sotëm të Europol-it, për këtë rast shpjegohet se i arrestuari në Shqipëri “po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë, është përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe përbën një qasje të re për pastrimin e parave”.
Hetimet për këtë rrjet nisën në vitin 2021, kur në kuadër të hetimeve për trafik të lëndëve narkotike, policia spanjolle, gjatë kontrollit të një banese, gjeti në kartëmonedhat 5 euro-she, të dhëna me shkrim dorë, që jepnin informacione se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të kokainës.
Policia spanjolle ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet e sistemeve të koduara “ EncroChat” dhe “Sky”. Si rezultat, shpjegon Europol-i, një shtetas britanik, u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare të nëndheshme, për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti kriminal që operonte nga Dubai.
Pas arrestimit të tij më 12 shtator të vitit 2022, analizimi i të dhënave të shumta për të zbuluar rrjetin kriminal dhe rolet e anëtarëve të tij, çoi në një aksion të zhvilluar më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Europol-it dy operacionet “Gorgon” dhe “Whitewall” zbuluan shumë aspekte të krimit të organizuar, me transfertat e fshehta dhe pastrimin e parave të cilat funksionojnë jo vetëm që si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve./ VOA
Konfiskohen disa pasuri të paluajtshme që janë përfituar n...
Një tjetër banesë po digjet në fshatin Starje të Bashkisë ...
Europol në mbështetje nga SPAK-u, Guardia Civil, Drejtoria...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor ...
Seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu është shtyrë për në ...
Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, konfiskon pasuritë e s...
Ka ndërruar jetë mjeku 40-vjeçar, Vanion Cinari, si pa...
Klement Çala është izoluar në regjimin “41 Bis”. Çala ...
Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë-Pog...
Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në S...
Rreth orës 11:30, në lagjen "13 Shtatori", në rrugën e Kal...
Policia në kufi ka finalizuar operacionin "Transit" duke g...
Një punëtor në Berat është zënë poshtë murit te “Posta e P...
Një 15-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë, pasi ...
Ditën e sotme në Tiranë janë arrestuar 4 persona, pasi gja...
Goditet një grup i strukturuar kriminal në Durrës, të cilë...
GJKKO ka konfiskuar pasuritë e dy personave Kreshnik Budll...
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit...
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ca...
Policia ka kryer një aksion antidrogë në disa qytete si Vl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...